20 Dhjetor 2024, 16:57
Nga DOSJA
GJERMANI - Vazhdojnë hetimet për shantazhe ndaj familjes së Michael Schumacher. Prokuroria e Wuppertalit është duke hetuar këtë rast dhe në listën e të dyshuarve ka përfshirë një infermiere e cila ishte përgjegjëse për kujdesin e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1. Autoritetet gjermane arrestuan tre persona këtë verë me akuzën e zhvatjes së 15 milionë eurove dhe personi i fundit që doli në këtë rast është një infermiere.
Kjo punonjëse që ishte në shërbim të familjes së Schumacher, tradhtoi besimin që iu bë dhe tani ajo po kërkohet. Fillimisht ajo ishte dashur të dëshmonte në seancën e parë, por nuk u paraqit dhe tani është bërë e dyshuar për krimin pasi një nga të pandehurit theksoi se infermierja i ndihmonte të merrnin informacione, foto dhe video që i përdornin për të shantazhuar familjen e Schumacher.
Në fillim të gjykimit, autori i dyshuar kryesor pranoi se kishte marrë nga ajo dy hard disqe me foto dhe video materiale të Schumacher dhe 15 milionë eurot duhej të ndaheshin në tri pjesë. Kjo është arsyeja pse ka dyshime për të si bashkëpunëtore, pasi një nga punonjëset që punon për Schumachers ka theksuar se kanë dyshuar për infermieren që në momentin e parë kur ka nisur shantazhi.
Sipas prokurorisë publike janë konfiskuar 900 fotografi dhe gati 600 video incizime të familjes, si dhe dokumentacioni mjekësor i dixhitalizuar i Michael Schumacher. Gjyqi është planifikuar të vazhdojë të hënën e ardhshme dhe vendimi nuk pritet deri në fillim të vitit 2025.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 Dhjetor 2024, 16:30
TIRANE - Duket si e pabesueshme, por është e vërtetë. Mesfushori Fjoart Jonuzi, ndaj Teutës, me shumë gjasa, ka zhvilluar ndeshj...
Sport
20 Dhjetor 2024, 16:00
GJERMANI - Dosja e Kingsley Coman (28 vjeç) është e mbyllur, ose të paktën deri në merkaton e ardhshme të verës...
Sport
20 Dhjetor 2024, 15:30
SPANJE - Hansi Flick foli për mediat këtë të premte përpara ndeshjes kundër Atlético Madridit. Trajneri gj...
Sport
20 Dhjetor 2024, 15:00
SPANJE - Ansu Fati është në dispozicion të Hansi Flick për ndeshjen e nesërme, të shtunën, 21 dhjetor, ...
Sport
20 Dhjetor 2024, 14:30
FRANCE - Ndonjëherë duhet të dini të lini mënjanë konfliktet personale! Prej shumë javësh, Paris Saint-Germain dhe Kyl...
Sport
20 Dhjetor 2024, 14:00
FRANCE - Ishte bërë një sekret i hapur. Siç njoftoi L'Équipe, Eirik Horneland bëhet trajneri i 44-të i ndryshë...
Sport
20 Dhjetor 2024, 13:30
ANGLI - Në një krizë të tmerrshme rezultatesh në javët e fundit, Manchester City mund të mbështetet në afatin kal...
Sport
20 Dhjetor 2024, 13:00
ITALI - Emri i trajnerit të njohur ka dalë në skenë në orët e fundit, si një zëvendësues i mundshëm i Paulo ...
Sport
20 Dhjetor 2024, 12:30
ANGLI - Pas dritës jeshile të dhënë nga Premier League javën e kaluar, Dan dhe Ryan Friedkin, të cilët pak kohë më...
Sport
20 Dhjetor 2024, 12:00
ZVICER - Procesi i shitjes së biletave për Botërorin e Klubeve të vitit të ardhshëm nisi të enjten, por edhe pa nisur mire,...