LIVE UPDATES
Sport

Kërnaja flet pas largimit nga Partizani: “Takimi me presidentin Demin zgjati vetëm 5 minuta”…

“E mora ekipin me 4 pikë, kur erdha s’u caktua asnjë objektiv”, rrëfen trajneri Oltion Kërnaja i larguar befasisht nga Partizani…

1 Maj 2026, 16:00 Nga DOSJA

Kërnaja flet pas largimit nga Partizani: “Takimi me presidentin Demin

TIRANE - Partizani befasoi jo pak me njoftimin për shkarkimin e trajnerit Oltijon Kërnaja, kur kanë mbetur edhe vetëm tri ndeshje nga mbyllja e sezonit.

Klubi e argumentoi largimin e trajnerit nga Tropoja me argumentin se rezultatet e javëve të fundit e kanë kompromentuar garën për objektivin, që është kualifikimi në katërshen e më të mirave.

Në një prononcim ekskluziv për Top Channel, ka folur vetë trajneri Kërnaja. Ai tregon në lidhje me bisedën 5 minutëshe me presidentin Demi, që vulosi edhe largimin, pengjet, por edhe privilegjin, që edhe pse pa një karrierë të pasur, drejtoi për gati një sezon klubin e madh të Partizanit. Ai largohet me mirënjohje për klubin dhe presidentin.

Oltijon, çfarë ndodhi?

Asgjë e jashtëzakonshme, presidenti donte ta mbyllte marrëveshjen, u krye. Asgjë tjetër, me konsensus të plotë.

A ju dha ndonjë arsye presidenti, sepse në njoftim thuhet se keni kompromentuar objektivat e sezonit për shkak të rezultateve të fundit?

Ne nuk kemi patur asnjë lloj objektivi, objektivi ka qenë të kthejmë ekipin në rrugën e duhur dhe kaq. Ekipi është në rrugën e duhur, është në luftë për vendin e katërt. Nuk është kompromentuar asnjë lloj gjëje. Tre ndeshjet janë në dorën tonë. Mund të kapet edhe vendi i katërt, edhe vendi i tretë nëse fitohen 3 ndeshjet tona. Kështu që, ekipi aty është, çunat aty janë, ishallah i fitojmë.

Çfarë mendoni se e ka shtyrë presidentin te ky vendim?

Sinqerisht, takimi i sotëm ka zgjatur jashtëzakonisht shumë pak, kjo ishte ideja dhe duke qenë se presidenti më ka dhënë një ekip shumë të madh, ku askush s’besonte tek unë, duhet të pranojmë të gjitha verdiktet e tij, kështu që nuk ngelet gjë tjetër.

Ndarja domethënë ishte me konsensus?

Po po, më thirri, shtrënguam duart, miq edhe kaq.

Si e konsideroni këtë aventurë tuajën me Partizanin?

Më e bukura në botë, shumë e mirë, e morëm ekipin në një moment, ku presidenti u tregua i guximshëm të them të drejtën, ma dha ekipin në një moment kur askush nuk e merrte. Duke parë situatën, ekip i madh në vend të fundit, 4 pikë, një gol i shënuar, edhe ai autogol me Vorën dhe na besoi mua dhe stafit dhe mendoj që e kemi shpërblyer me rezultate, me punë, e kthyem ekipin në lojë. Ndoshta ndonjëherë s’do fati, do një shtyllë më shumë, por raliteti është që ne e kthyem ekipin në lojë.

Mendoni se ka ndikuar humbja në derbi te vendimi?

Jo, nuk mendoj se ka ndikuar, do të kishte ndodhur ditën e hënë, kur ne kemi pasur takim tjetër të mëparshëm. Kemi folur edhe para derbit, objektivi ka qenë tjetër para derbit. Nuk e di arsyen me thënë të drejtën, por…

Po lini të kuptoni se ky largim ishte një befasi për ju…

Sigurisht që po, sepse unë isha në takim ditën e hënë me presidentin, kam qenë para derbit, pas Bylisit kemi qenë në takim. Kemi biseduar sesi do mendojmë, si do veprojmë në rast se nuk kapet Europa. Ndërsa sot më thirri, shkova, u takuam, biseduam, arritëm në një kohë shumë të shkurtër afro 5 minuta konkluzionet, kjo është e gjitha.

Kërnaja flet pas largimit nga Partizani: “Takimi me presidentin Demin

Ku mendoni që do të vazhdoni karrierën, mendoni që keni arritur në atë stadin për të qëndruar në Superiore dhe për të marrë projekte të mëdha në dorë?

Shpresojmë, besoj se po, në punë kemi treguar që s’kemi asgjë mangut ndaj të tjerëve, madje ndoshta në disa gjëra mund të jemi dhe superiorë.

Po sa i përket qasjes tuaj me mediat që herë pas here keni lëshuar deklarata të bujshme që zakonisht trajnerët e tjerë nuk i bëjnë, mendoni se mund të bënit diçka më ndryshe?

Jo, unë jam tip i drejtpërdrejtë, ekipin që unë drejtoj unë e dashuroj, në atë ekip që jamë unë, për mendimit tim, është ekipi më i madh në botë. Kështu që, këto kanë qenë deklaratat e mia. Nuk kam patur asgjë me asnjeri. Unë jap maksimumin tim, çdo qelizë e imja i jepet klubit që drejtoj.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun