Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër
22 Korrik, 16:59
A...
Sport
Orges Shehi vlerësohet si “Trajneri i Muajit”, tekniku i Tiranës: “Merita është e djemve”
Orges Shehi është përzgjedhur si “Trajneri i Muajit” për muajin prill në kampionatin “Abissnet Superiore” nga drejtoria teknike e FSHF-së.
1 Maj 2026, 12:45Nga DOSJA
TIRANE - Trajneri i Tiranës regjistroi një muaj pozitiv në drejtimin e skuadrës, duke arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Egnatias dhe Partizanit, si edhe dy barazime përballë Flamurtarit dhe Dinamo City, pa pësuar asnjë humbje.
Çmimi “Trajneri i Muajit” iu dorëzua Orges Shehit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nga drejtori teknik i FSHF-së, Abdyl Kuriu.
Në një prononcim për fshf.org, trajneri Shehi u shpreh i kënaqur për këtë vlerësim, duke theksuar se merita kryesore u takon lojtarëve për angazhimin dhe punën e tyre në fushë, që kanë bërë të mundur arritjen e rezultateve pozitive.
“Çdo vlerësim të bën të ndihesh krenar dhe ky çmim është për punën e të gjithë muajit dhe, pavarësisht se e marr unë, i takon djemve që derdhin djersën në fushë dhe kanë bërë maksimumin e tyre që unë të marr këtë çmim individual, por merita është e tyre.
Unë mendoj që ky është një çmim simbolik, nuk është se na jep një motivim më të madh. Nuk është hera e parë që çdo trajner merr, pas një muaji, çmim edhe për shkak të rezultateve, por e rëndësishme është që të vazhdojmë këtë rrugë që kemi nisur, aq më tepër në këtë fazë delikate të sezonit dhe shpresoj të marrim më të mirën”, - tha trajneri i Tiranë, Orges Shehi.