Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndeshja e kthimit mes Fenerbahces dhe Dynamos së Kievit, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Champions League, përjetoi momente tensioni.

TURQI- Ndeshja e kthimit mes Fenerbahces dhe Dynamos së Kievit, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Champions League, përjetoi momente tensioni. Teksa në fushë të dy skuadrat ishin në garë për kualifikimin në raundin tjetër, në tribunën Sukru Saracoglu në Stamboll, tifozët e skuadrës turke filluan të brohorasin emrin e Vladimir Putinin me brohoritje gjatë ndeshjes.
Goli i momentit 0-1, i firmosur nga Vitaliy Buyalskyi, ngjalli zemërimin e tifozëve të Fenerbahces, të cilët pas festës së futbollistit të Dinamo Kievit iu kundërpërgjigjën duke brohoritur për disa minuta emrin e Vladimir Putin.Një pjesë e stadiumit zgjodhi të shkëputej hapur, duke u solidarizuar me Ukrainën, por ky gjest nuk i pëlqeu aspak klubit ukrainas. Trajneri Mircea Lucescu nuk pranoi të dalë në konferencën për shtyp pas ndeshjes në shenjë proteste.
Ambasadori ukrainas në Turqi, Vasyl Bodnar, gjithashtu shprehu zhgënjimin e tij me një postim në Tëitter të postuar në profilin e tij: "Futbolli është një lojë e ndershme, Dinamo e Kievit ka qenë më e fortë. Është shumë e trishtueshme të dëgjosh nga tifozët e Fenerbahces fjalë që mbështesin vrasësin dhe sulmuesin që po bombardon vendin tonë. I jam mirënjohës popullit mik turk për mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Por klubi duhet të kërkojë falje." Menjëherë pas deklaratës ka reaguar presidenti i klubit turk, Ali Koç. Ky i fundit u shpreh i prerë dhe i palëkundur ndaj një kërkese të tillë. "Ne nuk kemi ndërmend t’i kërkojmë falje Ukrainës. Ata duhet të na kërkojnë falje për deklaratat e pafundme të ambasadorit ukrainas. Është fyerje për Fenerbahcen që ju pretendoni të kërkojmë falje", deklaroi Koç.
E.Ç (Dosja.al)
Aleksandër Medina ARGJENTINË- Kur mbrojtësi nuk arrin të ndalojë një kundërshtar, ndihma vjen nga pankina. Nuk do të...
GJERMANI- Borussia Dormund bëri të ditur lajmin që askush nuk donte ta mësonte. Sulmuesi Sebastien Haller u diagnostikua me kancer në...
FRANCE - Pse Paris Saint-Germain e ka më të vështirë të mbyllë disa marrëveshje, se zakonisht? Negociatat me Interin p...
GJERMANI - Nuk do të ketë “play-off”, do të vazhdojë me formulën tradicionale. Në futbollin gjerman, i cili, si...
ANGLI - Sir Alex Ferguson (80 vjeç) është kthyer. Pas nëntë vitesh nga largimi i tij prej pankinës së Manchester Uni...
Sophie Unwin dhe Georgia Holt të përlotura, me nga një medalje bronzi të marrë borxh ANGLI - Birmingham pret një edici...
ANGLI - Fundi i muajit korrik sjell edhe rikthimin e ndeshjeve zyrtare të klubeve, të cilat në këtë sezon të ri 2022/2023, i sta...
ANGLI - Angazhimi humanitar i Paul Stratton, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës u përshëndet dhe më pas u falënderu...
ARGJENTINE - Diego Godín është një nga futbollistët më të rëndësishëm në historinë e A...
SPANJE - Sipas ‘Sport’, Xavi i tha ish-bashkëlojtarit të tij se "zgjidhja më e mirë" për të gjithë do t&eu...