Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Verdhekaltrit do të përballen të premten mbrëma me Rumaninë në ndeshjen vendimtare dhe përcaktuese për liderin e Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
KOSOVE - Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot përgatitjet për ndeshjet e nëntorit. “Dardanët” u stërvitën në Kampin Nacional në Hajvali, në atë që ishte seanca e fundit stërvitore në Kosovë para nisjes për në Bukuresht. Verdhekaltrit do të përballen të premten mbrëma me Rumaninë në ndeshjen vendimtare dhe përcaktuese për liderin e Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Skuadra e trajnerit Franco Foda duket në gjendje të mirë para sfidës kryesore, ndërsa nuk mungon as optimizmi për një rezultat të favorshëm në kryeqytetin rumun.
Muharrem Jashari beson se Dardanët mund të dalin mirë nga sfida që i pret pas dy ditësh. Mesfushori shton se ekipi është duke e studiuar në detaje lojën e rumunëve, për t’iu kundërvënë më pas atyre.
Edhe tek Lindon Emërllahu u shpreh me optimizëm. Futbollisti dardan insiston se ekipi nuk ua ka frikën aspak rumunëve. Por, nuk është gjithçka mbarë në ekipin kombëtar. Sot trajneri Foda mori një tjetër goditje sa i përket aspektit të lëndimeve.
Donat Rrudhani u largua nga grumbullimi pas lëndimit që pësoi në stërvitjen e djeshme. Pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua se mbrojtësi i majtë s’do të mundë t’i ndihmojë Dardanët në sfidat e nëntorit.Kështu, numri i lojtarëve që do të mungojnë këtë muaj rritet në gjashtë.
Rrudhani iu bashkohet Milot Rashicës, Bersant Celinës, Ermal Krasniqit, Leart Paqaradës e Emir Sahitit, po ashtu të lënduar. Kontingjenti i Kombëtares së Kosovës do të udhëtojë nesër në mesditë drejt Bukureshtit, ku në mbrëmje pritet ta zhvillojë seancën e fundit stërvitore para përballjes së madhe të 15 nëntorit. Më pas, të hënën tjetër Dardanët do të ballafaqohen me Lituaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në ndeshjen e fundit të grupit.
B.T (Dosja.al)
GJEORGJI - Vili Sanjol do të vazhdojë në detyrën e komisarit teknik të Gjeorgjisë deri në vitin 2028. Federata e Futbollit e ...
TIRANE - Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare. Sulmuesi kuqezi, i cili aktivizohet në kampionatin “Abissnet Su...
ARGJENTINE - Një influencues u aktivizua nga Deportivo Riestra të hënën, në ndeshjen kundër Vélez Sarsfield, lider i...
ITALI - Polemikat mes Napolit dhe Interit nuk shuhen pas shpërthimit të Antonio Contes për VAR-in dhe penalltia në fun...
SHBA - Sanksioni është i qartë. Ndërsa bëri një shaka, me shije të keqe për fizikun e lojtares çeke Barbora Kre...
BRAZIL - Santos ka kaluar vetëm një sezon në ‘purgator’. Njëmbëdhjetë muaj pas rënies në Serinë ...
ANGLI - Rodri ka folur përsëri për çmimin e Topit të Artë, duke shfrytëzuar mundësinë për të hedhur dis...
TURQI - Një skandal lidhur me bastet sportive dhe ndeshjet e manipuluara, po hetohet nga prokurorët në Turqi. Prokurorët po hetojnë nj&...
FRANCE - Në axhendën e bordit drejtues të Ligës Profesionale të Futbollit (LFP), të enjten është dosja e Superkupë...
BRAZIL - Jeta e Adrianos ka qenë në hije që prej daljes largimit të tij nga fusha e futbollit. Ish-sulmuesi i Interit, por edhe i Brazilit...