28 Qershor 2022, 10:54
Nga DOSJA
ANGLI - Një sezon më parë, Cristiano Ronaldo u rikthye te Manchester United, që ishte shtëpia e tij nga viti 2003 deri në vitin 2009, por tani ka raportime të shumta që flasin për largimin e tij. Në qendër të vëmendjes në këtë treg transferimi është tani një tjetër klub i Premier League: Chelsea i Londrës.
Cristiano Ronaldo është 37 vjeç, një moshë në të cilën shumë lojtarë do t’i kishte thënë lamtumirë futbollit, ose do të ishin në prag të saj. Megjithatë, sipas uebsajtit të specializuar ‘Transfermarkt’, portugezi vlerësohet në 30 milionë, një shumë e lartë për moshën e tij.
Ai vjen nga shënimi i 24 golave në 39 ndeshje, ndërkohë që ka shumë pak futbollistë që garantojnë këto tregues. Ai ka qenë titullar në 77% të ndeshjeve, ka luajtur 78% të minutave totale dhe ka marrë pjesë në 42% të golave të shënuar nga Manchester United.
Sipas kuotave të ‘basteve’, skuadra që është më afër nënshkrimit me Cristiano Ronaldon është Bayern Munich, pavarësisht se ai sapo ka marrë shërbimet e Mané për postin e qendërsulmuesit. Kuota e propozuar është 4.
Më pas shfaqet skuadra e jetës së tij: Real Madrid. Pavarësisht se Florentino Pérez e ka mohuar kategorikisht këtë mundësi, gjasat thonë, se është ende e mundur dhe ai kuotohet me 7.
Në vendin e tretë janë PSG dhe Chelsea, të dyja me koeficient 15. Janë dy klubet që po monopolizojnë më shumë kopertina me mundësinë e nënshkrimit me Cristiano Ronaldon dhe pavarësisht kësaj kanë një koeficient mjaft të lartë për të vënë ‘bast’.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 Qershor 2022, 10:28
GJERMANI - Thorsten Legat, fitues i Kupës së UEFA-s (Kupa e Fituesve të Kupave) me Werder Bremen në 1992, do të pësoj&eu...
Sport
28 Qershor 2022, 10:06
SPANJE - Cezary Kucharski, ish-agjenti i Robert Lewandowski, ka treguar se dëshira e polakut për të luajtur në La Liga nuk ...
Sport
28 Qershor 2022, 07:30
PORTUGALI - Pak më shumë se një milion euro. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, skuadra portugeze do t'i duhet t’i p...
Sport
28 Qershor 2022, 07:16
ITALI - Familja Morata Campello dha të shtunën e kaluar një lajm që lumturoi të gjithë ndjekësit e tyre n&eu...
Sport
28 Qershor 2022, 07:07
HOLANDE - Ish-trajneri i skuadrës ‘blaugrana’, Ronald Koeman, ka folur në emisionin 'Vaques sagrades', ku është shpreh...
Sport
28 Qershor 2022, 06:46
FRANCE - Policia kreu të hënën kontrolle në shtëpitë e disa çiklistëve dhe anëtarëve të stafit të&...
Sport
27 Qershor 2022, 22:27
ANGLI- Erik ten Hag mbërriti në Manchester disa javë më parë, por menjëherë i bëri të qarta qëllimet e tij p...
Sport
27 Qershor 2022, 22:01
ITALI- Roma ka njoftuar se është tërhequr nga trofeu Gamper, planifikuar në Barcelonë më 6 gusht 2022. Klubi italian ka vendosur...
Sport
27 Qershor 2022, 21:54
ALGJERI- Zelimkhan Abakarov, sportisti me origjinë nga Çeçenia ka siguruar medaljen e parë për Shqipërinë në Loj&e...
Sport
27 Qershor 2022, 21:28
ITALI- Një moment i keq për Davide Frattesi, talenti i Sassuolo-s i cili javët e fundit është në orbitën e Romës. N&eu...