Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“Ndeshja do të jetë e vështirë, si në aspektin futbollistik ashtu edhe në atë emocional, por do të jemi profesionistë”.

TIRANE - Arlind Ajeti ka dalë sot përballë gazetarëve për të prezantuar ndeshjen e radhës të Shqipërisë, atë përballë Serbisë. Mbrojtësi kuqezi parashikon një ndeshje më të vështirë se takimi i parë, i cili përfundoi pa gola. Ajeti vlerësoi se Serbia nuk ka individualitete vetëm në sulm, por është një ekip i kompletuar në të gjitha repartet.
Emocionet para ndeshjes me Serbinë?
Normalisht që emocionet i kemi para çdo ndeshje. Mundohemi ta shohim këtë vetëm si një ndeshje futbolli, për të qenë profesionistë në çdo aspekt. Synimi është të shkojmë, të japim maksimumin dhe të marrim 3 pikët. Ndeshja do të jetë e vështirë, si në aspektin futbollistik ashtu edhe në atë emocional, por do të jemi profesionistë.
Serbia?
Besoj që Serbia, në çdo repart, ka futbollistë të mirë, me cilësi të lartë, edhe në sulm. Kanë lojtarë si Mitroviç, që fizikisht është shumë i fortë dhe Vlahoviç, i cili kohët e fundit ka zhvilluar ndeshje të mira me Juventusin. Besoj që do t’i analizojmë çdo lojtar më saktësisht dhe do të jemi të përgatitur për çdo rast.
Çfarë duhet të bëjmë që të mos pësojmë gol, ashtu si nuk pësuam në “Air Albania”?
Atje do të jetë më e vështirë, sepse çdo ndeshje jashtë është më e vështirë se në shtëpi, pasi atje kanë edhe tifozët. Ne nuk i kemi, por do të japim maksimumin, siç kemi bërë në çdo ndeshje, dhe shpresojmë që t’ia dalim.
A keni ndonjë këshillë për sulmuesit që të marrim fitoren?
Këshilla nuk besoj që mund t’ua japim ne, mbrojtësit, sulmuesve, por shpresoj që ato rastet që do t’i kemi t’i shfrytëzojmë, ne mbrapa të mbajmë portën e paprekur dhe sulmuesit e dinë vetë se çfarë duhet të bëjnë.
B.T (Dosja.al)
ZVICER - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtar...
ITALI - Mario Balotelli punon vullnetarisht me fëmijë. Sulmuesi, aktualisht pa ekip, ka përfunduar periudhën e provës të ur...
ITALI - Një xhevahir me një fat të vulosur: Como pothuajse ka humbur të gjitha shpresat për ta mbajtur Nico Paz përte...
PORTUGALI - "Familja ime më thotë të ndalem, por unë vazhdoj të bëj gjëra të mira për klubin tim dhe ekipin komb&...
ITALI - Kur mendon për jetëgjatësinë në futboll, të vijnë ndërmend disa emra. Por këtë javë, një e...
SPANJE - Një nga debatet te Real Madridi këtë sezon është nëse a duhet të luajë me Viniciusin apo Rodrygon&n...
MEKSIKE - Sergio Ramos i ka dërguar një mesazh mirënjohjeje ish-shokut të tij të skuadrës Jordi Alba, i cili njoftoi t...
SPANJE - Ai nuk është në skuadrën për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Bullgarisë, por Álvaro Morata mbetet nj&eu...
ZVICER - Komiteti Disiplinor i FIFA-s konfirmoi në një deklaratë pezullimin me një ndeshje të mbrojtësit Nicolas Otamendi, 37 vj...
SHBA - Cristiano Ronaldo, ish-sulmuesi i Real Madridit, Manchester Unitedit dhe Juventusit, i cili tani luan për klubin e Arabisë Saudite, Al Nassr,...