LIVE UPDATES
Sport

VIDEO/ “Kur u ulëm sërish në Pragë, piloti na tha: "Happy birthday", kishim lindur për së dyti, Sasha kishte bërë një mrekulli”

Dritarja e avionit ishte krisur. Piloti serb tregon aventurën, ndërsa udhëtonte dhe përpiqej të kthente në Ballkanin në Kosovë…

17 Shtator 2022, 21:06 Nga DOSJA

VIDEO/ “Kur u ulëm sërish në Pragë, piloti na tha:

TIRANE - Paraqitjes së mirë të Ballkanit në Conference League më shumë se humbja e 3 pikëve, ia veniti atmosferën frika dhe paniku nga incidenti që për pak mund të kishte rezultuar fatal me krisjen e xhamit të pilotit.

Avioni me të cilin po udhëtonin drejt Prishtinë u detyrua të kthehej mbrapsht për një ulje emergjente. Jetullah Kuqi, pjesë e stafit të skuadrës nga Kosova rrëfen për gazetarin e Top Channel, Endi Tufa ngjarjen.

 “Zbritëm nga aeroplani aty dhe ai që doli i fundit dhe na uroi ditëlindjen, na tha “happy birthday”, e kishte në kuptimin që kishim lindur për së dyti, kjo ishte mrekulli. Më pas nxorri cigaren dhe falënderoi Zotin që i kishte dhënë sërish mundësinë për ta ndezur një të tillë”,- tha Jetullah Kuqi, pjesë e stafit të FC Ballkanit.

VIDEO/ “Kur u ulëm sërish në Pragë, piloti na tha:

Si për ironi të fatit, piloti i charterit të skuadrës së Ballkanit ishte një serb nga Beogradi, Sasha Pejçiç, i cili në një intervistë për ‘Top Channel’ tregon gjithçka.

 “Po unë jam nga Serbia dhe oficeri im i parë është në Mali i Zi nga Nikshiqi. Ishte një grup ballkanik aty, unë ndoqa edhe ndeshjen dhe u mërzita shumë, sepse Ballkani kaloi dy herë në avantazh. Më vjen mirë sepse ata janë një skuadër e re, unë jam 53 vjeç dhe kam shumë eksperiencë jo vetëm jete, por edhe në aviacion, kam rreth 30 vite që fluturoj dhe mbi 11 mijë orë fluturim”,- tha Sasha Pejçiç,  piloti i avionit të FC Ballkani.

 Po çfarë ndodhi?

“Kjo është një situatë normale, jo normale por normale në aviacion, ajo mund t’i ndodhë çdo avioni dhe çdo fluturimi. Megjithatë ne ndoqëm procedurën e Boing dhe ne ia dolëm me sukses të ulemi pa probleme. Ajo që ndodhi nuk pati asnjë efekt për pasagjerët, por sigurisht pati shumë efekt mbi mua”,- tha Sasha Pejçiç, piloti i avionit të FC Ballkani.

VIDEO/ “Kur u ulëm sërish në Pragë, piloti na tha:

 Çfarë do të ndodhte nëse do të thyhej xhami?

“Xhami i avionit ka tre shtresa që bashkohen me një ngjitës, gjatë fluturimit xhami përplaset me objekte të ndryshme dhe duhet të ketë edhe elasticitet. Fola edhe me kolegë të tjerë për atë që ndodhi dhe kjo është diçka që ndodh, por vendimi i duhur ishte që të kthehesha prapa, të mos vazhdoja ngjitjen dhe ula shpejtësinë, nëse ngjitesha më lart dhe me më shumë shpejtësi problemi do të shtohej. Nëse xhami do të thyhej ndoshta do të më kishte vrarë mua, ishte disi e vështirë ta dalloje sepse ishte natë. Por ndoqa procedurën dhe u kthyem në Pragë dhe bëra shumë mire, pasi xhami ishte në limite. Çdo gjë shkoi mirë ashtu siç Zoti e kish shkruar”,- tha Sasha Pejçiç, piloti i avionit të FC Ballkani.

VIDEO/ “Kur u ulëm sërish në Pragë, piloti na tha:

 Një serb që shpëton jetën e mbi 70 kosovarëve, ngjan si një histori përrallash…

 “Unë fluturoj nga Kosova që nga viti 2016 dhe në atë vit kam pasur një tjetër problem, por për shkaqe të kushteve klimaterike, më duhej të devijoja për në Prishtinë, por në atë kohë fluturoja për ‘Air Serbian’ që nuk lejohet të fluturojë në hapësirën ajrore të Kosovës. I kërkova qendrës së kontrollit në Serbi që kam një emergjencë dhe duhet të më jepni linjën e radios me NATO-n që të kërkojë një korridor ajror për t’u ulur në Kosovë. Qendra e Kontrollit tonë ishte konfuze, por më dha leje të flas me përfaqësuesit e NATO-s, të cilëve i shpjegova që rrezikoja jetën e disa njerëzve dhe e shoqëruan udhëtimin deri në ulje me 3 avionë luftarakë. Unë nuk merrem me politikë, as me fe, unë i dua të gjithë popujt e Ballkanit”,- tha piloti.

Ballkani priti një avion tjetër, dhe një tjetër kapiten, për t’u kthyer në Prishtinë me 7 orë vonesë, megjithatë lidhja e stafit me Sashën tashmë është më tepër se sa profesionale.

 “Sapo mbërritën në Prishtinë përfaqësuesit e Ballkanit më falënderuan për gjithçka dhe më thanë jenë i ftuar në Suharekë nëse do”,- tha Pejçiç.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet