Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lojtari i Manchester City ka pranuar se si pasojë e tradhtisë që ka bërë gjatë martesës ka menduar të largohej nga klubi, vetëm për t'u larguar nga problemet e tij personale në Angli.

ANGLI - Në janar të këtij viti u bë e ditur se martesa e Kyle Walker me Annie Kilner kishte përfunduar, për shkak se ndërkombëtari anglez i Manchester City kishte marrëdhënie me dy gra: bashkëshorten e tij, me të cilën tashmë ka tre fëmijë, si dhe modelen Lauryn Goodman.
Tani, në një intervistë të publikuar nga “The Sun”, Walker fajëson vetëm veten për situatën, teksa pranon se pothuajse ka ndryshuar klub.
“Ajo që bëra ishte e tmerrshme dhe marr përgjegjësinë e plotë. Kam bërë zgjedhje budallaqe dhe kam marrë vendime të trashë. As që mund ta mendoj apo imagjinoj se çfarë po kalon Annie. Jam munduar ta pyes, por ka dhimbje dhe lëndim”,- ka treguar ai emocionalisht.
Walker më vonë tha: "Unë u përpoqa të shpëtoja. Nuk doja të largohesha nga City, ne jemi skuadra më e mirë në botë, por mendova të largohesha nga Anglia”.
Lojtari nuk thotë konkretisht se me cilin klub ka pasur bisedime, por shtypi anglez kishte thënë tashmë se ishte Bayern, diçka që deklaratat e lojtarit nuk e kundërshtojnë.
“Isha shumë afër lëvizjes. Ne po bënim biseda. Unë do të shkoja në një klub të madh, një klub gjigant. Por, në fund, nuk munda të shkoja (…) Nuk mund të qëndroja vetëm në Gjermani dhe fëmijët e mi nuk do të ishin aty, ku mund t'i shoh”, tha ai.

Pavarësisht se nuk jetonte me ta, Walker tha se ai ende kalon kohë me fëmijët e tij, diçka që nuk donte të hiqte dorë: "Tani ka shumë dhimbje dhe emocione, por unë ende mund të shkoj në shtëpi, t'i çoj fëmijët në shkollë dhe djalin e vogël në futboll.”
Megjithatë, e gjithë kjo nuk ndikoi në performancën sportive të lojtarit 33-vjeçar, i cili është kapiteni aktual si i Manchester Cityt ashtu edhe i kombëtares së Anglisë: “(Futbolli) ishte lirimi im. Ishin 90 minuta, 100 minuta, dy orë, ku nuk më duhej të shikoja telefonin apo të dëgjoja kërkesat e një personi të caktuar.”

Më në fund, Walker, i cili jeton vetëm, dëshiron të përfitojë nga kjo situatë për të reflektuar: “Si mund ta lëndoj dikë që e dua kaq shumë? Është diçka që duhet ta zbuloj brenda vetes.”
B.T (Disja.al)
FRANCE - PSG mbeti... në gjysmë të rrugës. Një pjesë e parë e shkëlqyer (ata udhëhoqën 2-0 në...
FRANCE - Ronaldinho është në ‘Javën e Modës’ në Paris dhe është pyetur këtë të shtunë ...
PANAMA - Duke qenë në pension prej vetëm dy vitesh, Luis Tejada nuk do ta ketë shijuar për shumë kohë... Ish-futbollisti i...
FRANCE - Pas Montpellier-it, më 26 nëntor (fitore 3-1 për bretonët në La Mosson), dy autobusë të tifozëve të...
Samuel Lino hap rezultatin... SPANJE - Operacioni është i mirë për Atlético Madrid, i cili kalon Barcelonën dhe ngjitet n&e...
ITALI - Inter fiton minimalisht me rezultatin 0-1 në transfertën e Fiorentinës, në një sfidë që rezultoi shumë e vë...
BRAZIL - Viktimë e një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë në tetor, Neymar vazhdon ri...
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Xhuljan Bacaj, në përfundim të ndeshjes Luzi ...
TIRANE - Në mbrëmjen e së dielës, u zhvilluan edhe dy takime të javës së 21-të të Abissnet Superiores: Vllaznia -...
ANGLI - Liverpooli kualifikohet me “manita” në raundin e 1/8-ve të FA Cup. The Reds mposhtën 5-2 Norwichin që garon në Cham...