Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas burimeve nga klubi katalanas dhe rrethi i ngushtë i lojtarit, pas takimit të zhvilluar këtë të hënë mes presidentit Joan Laporta, agjentit të lojtarit, Jorge Mendes, dhe drejtorit sportiv Deco, është rënë dakord për rinovimin e kontratës së ‘yllit’ të ri të futbollit spanjoll.
SPANJE - Tashmë gjithçka duket thuajse e përfunduar: Lamine Yamal do të vazhdojë aventurën e tij me FC Barcelonën deri në vitin 2031. Sipas burimeve nga klubi katalanas dhe rrethi i ngushtë i lojtarit, pas takimit të zhvilluar këtë të hënë mes presidentit Joan Laporta, agjentit të lojtarit, Jorge Mendes, dhe drejtorit sportiv Deco, është rënë dakord për rinovimin e kontratës së ‘yllit’ të ri të futbollit spanjoll.
Firma zyrtare e kontratës pritet të ndodhë nesër (e martë, 27 maj), në prani të vetë Lamine Yamali-t, përfaqësuesit të tij dhe drejtuesve të klubit. Sipas gazetës ‘Mundo Deportivo’, mbeten vetëm edhe dy apo tri detaje të vogla për t’u finalizuar, përfshirë edhe elementin e klauzolës së lirimit, i cili ende është në diskutim.
Një nga risitë e këtij marrëveshjeje është se afati i kontratës është zgjatur deri në vitin 2031, një vit më shumë se projekti fillestar që parashikonte mbylljen në 2030. Kjo u konfirmua edhe nga burime të afërta me lojtarin, si dhe nga gazetari i njohur Fabrizio Romano.
FC Barcelona ka arritur një objektiv të rëndësishëm strategjik: të sigurojë të ardhmen e një prej talenteve më të mëdhenj të akademisë, në një moment kyç për projektin e ri sportiv nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick. Gjithashtu, është përmirësuar ndjeshëm edhe rroga e lojtarit, në përputhje me rolin e tij gjithnjë e më të madh në skuadër.
Klubi kishte si objektiv që rinovimi të finalizohej para se Lamine të bashkohej me kombëtaren spanjolle për Nations League dhe të nisej me pushime. Ata donin të shmangnin çdo vonesë deri më 13 korrik, kur Lamine Yamal mbush 18 vjeç, dhe të parandalonin çdo ndërhyrje të klubeve të pasura që mund të prishnin qetësinë e bisedimeve me oferta joshëse.
Në fund, dëshira e fortë e klubit për të mbyllur këtë çështje dhe vullneti i Lamine Yamalit dhe Jorge Mendes për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme në “Camp Nou” e kanë konkretizuar një rinovim që tifozët e Barcelonës do ta mirëpresin me entuziazëm të madh.
B.T (Dosja.al)
ARABI SAUDITE - Mbyllje dramatike për sezonin e Al Nassr në kampionatin saudit. Në javën e 34-t dhe të fundit të Saudi Pro League,...
TURQI - Në një ndeshje që pritej të ishte formalitet për Fenerbahçen, skuadra e José Mourinho-s u përball me një...
ITALI - Sipas Gazzetta dello Sport, Kevin de Bruyne është afër mundësisë që të bëhet një lojtar i ri ...
GJERMANI - Grupi i rokut Linkin Park dhe violinisti gjerman David Garrett do të jenë pjesë e spektaklit të finales së Chmapio...
POLONI - Robert Lewandowski ka pasur një sezon shembullor 2024-25. Në moshën 36-vjeçare, lojtari ndërkombëtar polak ës...
ANGLI - Këtë fundjavë, Gary Lineker i tha lamtumirë emisionit të fundit "Match of the Day" pas 26 vitesh si prezantues, duke ...
GJERMANI - Afati i transferimeve është në kulmin e tij rreth Florian Wirtz, talentit 22-vjeçar gjerman që luan për Bayer Le...
ANGLI - Manchester City siguroi gjërat thelbësore dje pasdite, duke u kualifikuar për Ligën e Kampionëve të radhës. Me f...
BELGJIKE - Nëse durimi është nëna e virtytit, mbështetësit e Union Saint-Gilloise janë ndoshta më të virtytshmit e ...
ANGLI - Alexis Mac Allister, 26 vjeç, e pa Liverpoolin të kurorëzonte sezonin e tyre me titullin e Premier League, pavarësisht se mun...