Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lukas Podolski, legjenda e futbollit gjerman, kampion bote në vitin 2014 dhe figurë emblematike e FC Këlnit, i dha lamtumirën futbollit profesionist këtë të enjte në një ndeshje speciale për nder të tij. Një festë e njollosur nga një ngjarje tragjike, ku një tifoz u godit me thikë pranë stadiumit dhe u plagosën 9 policë.

GJERMANI - Ishte një ditë që duhej të ishte festive, duke shënuar lamtumirën e Lukas Podolskit, legjendës së futbollit gjerman dhe figurës emblematike të FC Këlnit, në një ndeshje të veçantë për nder të tij. Por, kjo festë u njolloset nga një ngjarje tragjike, një tifoz u godit me thikë pranë stadiumit dhe u plagosën 9 policë.
Një ndeshje miqësore, ku u përball me Këlnin me një “Team Poldi” para 50 mijë njerëzve, i shoqëruar nga disa ish-shokët e tij si Manuel Neuer, Per Mertesacker, Christoph Kramer, por edhe trajnerët gjermanë Hansi Flick dhe Joachim Löw.
Ngjarja ka ndodhur pranë Katedrales së Këlnit, ku kanë shpërthyer përleshjet mes dy grupeve rivale të tifozëve. Viktima, një 32-vjeçar polak, u plagos rëndë me një goditje me thikë. I dërguar me urgjencë në spital, gjendja e tij u konsiderua kritike.
Situata degjeneroi aq sa edhe policia u plagos në përpjekje për të rivendosur qetësinë. Autoritetet bëjnë thirrje për bashkëpunimin e dëshmitarëve për të çuar përpara hetimet, një i ri 17-vjeçar, gjoja bashkëpunëtor, u arrestua me gjak në rroba.
???? Prince Poldi.
— 1. FC Cologne (@fckoeln_en) October 10, 2024
___#effzeh #effZEHN pic.twitter.com/nty0QqTS37
Autoritetet lokale hapën me shpejtësi një hetim, për të kuptuar arsyet e kësaj dhune. Ky incident i trishtë tronditi fansat e pranishëm dhe organizatorët e ngjarjes, aq më tepër që Lukas Podolski, me origjinë nga Polonia, kishte shpresuar për një moment mbledhjeje dhe gëzimi për lamtumirën e tij.
Me lot në sy dhe me mikrofon në dorë, ish-lojtari i Bajern i Mynihut dhe Arsenalit foli disa fjalë për shikuesit në fund të ndeshjes: “Ka mbaruar me fushën, por sigurisht që do të shihemi sërish jashtë fushës, në tribuna apo jashtë. Dikur një tifoz i Këlnit, tani gjithmonë një tifoz i Këlnit.
Do të thotë shumë për mua që kaq shumë fansa duan të vijnë dhe të shijojnë këtë mbrëmje të veçantë me mua. Është një deklaratë e fundit dashurie për këtë qytet të veçantë, për klubin me tifozët e tij fantastikë, për bashkëlojtarët e mi për kaq shumë vite dhe për njerëzit e tjerë që kanë shoqëruar rrugëtimin tim”.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Real Madridi ka komunikuar këtë të premte për ndërhyrjen kirurgjikale të kryer nga mbrojtësi i krahut të djat...
ANGLI - Trent Alexander-Arnold do të përfundojë kontratën me Liverpool në qershorin e ardhshëm: për momentin marrëvesh...
TURQI - Ditët e fundit futbolli turk është tronditur nga një rast, i cili trajtohet me shumë maturi nga mediat vendase, por që k...
LIHTENSHTEJN - Pas gati katër vitesh pa asnjë fitore, Lihtenshtajni fitoi një ndeshje ndërkombëtare, të enjten në një ...
FRANCE - Kylian Mbappé përfitoi nga pushimi ndërkombëtar për të shkuar... në Suedi. Fotot e publikuara këtë t&e...
NORVEGJI - Erling Haaland do të bëhet së shpejti baba. Këtë e ka bërë të ditur vetë sulmuesi i Manchester Cityt n...
ITALI - Michael Liguori, krahu i djathtë i Padovës dhe lojtari më i talentuar në skuadrën e Andreolettit që luan në Serin&e...
ITALI - Ai është gjithmonë në qendër të vëmendjes, si kur shënon gola të rëndësishëm dhe të p...
ITALI - Romelu Lukaku dhe Napoli tani duken e njëjta gjë, dhe ndoshta kjo ishte e pritshme: trajneri Antonio Conte e donte ...
ITALI - "Conte është një trajner shumë vendimtar, me ide shumë të qarta. Ai e di që ka marrë një ekip të for...