"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Ish-lojtari argjentinas, 38 vjeç, vuan nga një çrregullim i quajtur hipomania

ARGJENTINE - Shtypi argjentinas zbulon se Ezequiel 'Pocho' Lavezzi, një ish futbollist 38-vjeçar që ka luajtur për PSG-në dhe Napolin, i cili ka varur këpucët në vitin 2019, është shtruar në spital që nga data 7 e këtij muaji, në një qendër psikiatrike në Buenos Aires.
Ish-sulmuesi vuan nga një çrregullim i quajtur hipomania, siç shpjegoi avokati i tij. "Është një çrregullim mendor kronik, i cili mund ta çojë një person në gjymtim të vetvetes. Ai ka vuajtur pasojat e kësaj patologjie në të kaluarën",- tha Mauricio D'Alessandro.
Mesa duket problemet rrjedhin nga “konsumimi problematik” i alkoolit. Vetë Lavezzi e ka pranuar për kanalin televiziv 'El Trece' se ndjeu nevojën për të kërkuar ndihmë. "Unë u përpoqa të pastroj veten në një klinikë tjetër në Buenos Aires, por nuk munda.
Nuk kisha asnjë ilaç tjetër... Është e vështirë, por duhet ta bëj",- shpjegoi ai duke iu referuar pranimit në qendrën psikiatrike. "Duhet të ndryshoj jetën dhe zakonet e mia, për djalin tim. Unë shkova shumë larg."
I njëjti televizion kujton se ish-sulmuesi u plagos në bark dhe i theu klavikulën në fund të vitit të kaluar. “Në të gdhirë ai filloi të bërtiste duke thënë se kishte njerëz në shtëpi. Vëllai i tij shikoi kudo dhe gjeti një palë gërshërë. Ai tha se nuk kishte njeri.
Ezequiel Lavezzi këmbënguli se kishte. Në atë moment ai hyri në një gjendja e tensionit dhe humbi arsyen. Vëllai e kapi dhe të dy ranë në tokë. Teksa u rrëzua Ezequiel ndjeu një dhimbje të fortë. Plagët sipërfaqësore iu shkaktuan nga gërshërët”,- shpjegoi asokohe avokati i ish-lojtarit.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Një modele e 'OnlyFans' tha për podcastin 'Reality Check' se ajo kishte një takim seksual me Benjamin Mendy, një ish-lojtar i Manc...
SPANJE - Me “Euro 2024” në afërsi, kombëtarja e Spanjës planifikon një takim përgatitor për kompeticionin ...
ANGLI - Me Jürgen Klopp që hodhi bombën se do të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni, Xab...
ARABIA SAUDITE - Aventura e Steven Gerrard-it në Ligën Arabe është më komplekse sesa mund të pritej. Pavarës...
SPANJE - Trajneri i Sevillas, Quique Sánchez Flores, nuk ka dashur të bëjë asnjë deklaratë pas humbjes ndaj Atléticos, ...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare e futbollit është e fundit, sa i përket përzgjedhjes së ndeshjeve miqësore të muajit mar...
ANGLI - Jurgen Klopp nuk do të jetë më trajneri i Liverpool, pas përfundimit të këtij sezoni. Për të bërë publ...
FRANCE - Ish-mesfushori ndërkombëtar dhe kampioni evropian i vitit 1984, Luis Fernandez, i shpallur kalorës në Legjionin e Nderit ...
AUSTRALI - "Dua të përgëzoj Sinner për ndeshjen e tij të shkëlqyer, ai meriton një vend në finale. Ai më dominoi ...
AUSTRALI - Tërmet në Melburn: Novak Djokovic, kampioni absolut me dhjetë titujt e tij në “Australian Open”, u eliminua në...