3 Korrik 2023, 18:37
Nga DOSJA

SHBA - Argjentinasi zgjodhi të vazhdojë karrierën në Major Soccer League (MLS), ndonëse për një kohë të gjatë thuhej se ai do të rikthehej te Barcelona. Me transferimin e Messit, klubi i menaxhuar nga David Beckham u forcua edhe në nivel të juniorëve dhe shtoi "koloninë" e tij argjentinase.
Një nga punësimet e reja te klubi Inter i Miami është edhe Julián "Tuli" Arellano, sipas mediave argjentinase. Ky nuk është askush tjetër veçse bashkëshorti i María Sol Messit, motra e yllit nga Argjentina, shkruan botimi “La Nacion”.
Leo dhe motra e tij María Sol
“Tuli” Arellano, me origjinë nga Rosario, punon në stafin teknik të ekipit U19 të Inter Miami, ku kryetrajner është venezueliani Aday González. Skuadra U19 e Floridas së fundmi fitoi Divizionin Jugor për moshën (UPSL). Kunati i Messit ka pozuar me trofeun dhe postimin e ka hedhur në Instagram, me një mesazh edhe për ata që e konsideronin të paaftë.
“Kthesat dhe kthesat e jetës! Sot më pëlqen dhe ajo që mësova më së miri nga jeta: fati vjen nga puna. Suksesi nuk vjen rastësisht. Falenderoj ata që më kanë mbështetur gjithmonë. Të tjerët mund të thonë çfarë të duan. Ne jemi kampionë!",- ka shkruar Arellano në llogarinë e tij, i ndjekur nga 61 mijë persona.
Maria Sol dhe Julián "Tuli" Arellano
Julián "Tuli" Arellano u rrit, si Leo Messi dhe familja e tij, në lagjen La Bajada, në Rosario. Ai ka qenë në një lidhje me María Sol Messin, motrën e yllit, prej shumë vitesh dhe është shfaqur shpesh në fotot familjare të Leos dhe Antonela Roccuzzo.
Profili i tij në LinkedIn tregon se ai punon si trajner në Inter Miami. Për më tepër, ai e përshkruan veten si një "Investitor në kriptomonedha, NFT dhe ari dixhital". Në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrës së futbollit 5-anëtarësh të lagjes La Bajada, me të cilën ka fituar një kampionat të qytetit të Rosarios.

B.T (Dosja.al)
Sport
3 Korrik 2023, 18:19
Peshëngritësi Daniel Godelli
TIRANE - Sipas agjencisë ndërkombëtare të testimeve ITA, në testin antidoping, peshëng...
Sport
3 Korrik 2023, 17:54
ANGLI - “Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshje me Fiorentinën për transferimin e marokenit Sofyan Amrabat. Mesfushori...
Sport
3 Korrik 2023, 17:37
ARGJENTINE - Lojtari argjentinas mori disa oferta nga Azia dhe Evropa, njëra prej të cilave ishte mjaft spektakolare. Kontrata fantastike për Mau...
Sport
3 Korrik 2023, 17:21
SPANJE - Autoritetet spanjole vijojnë të marrin masa për të zhdukur plagën e racizmit në futboll. Kjo sidomos pas “rastit Vi...
Sport
3 Korrik 2023, 17:05
ANGLI - I kërkuar nga Real Madrid dhe PSG, sulmuesi britanik ka pranuar propozimin e Bayern Munichut, pasi dy skuadrat të bien dakord për as...
Sport
3 Korrik 2023, 16:13
ITALI - Sezonin e kaluar, Mike Maignan, portieri titullar i Milanit, u dëmtua dhe rumuni Ciprian Tătărușanu pati mundësinë ta zëvend&eu...
Sport
3 Korrik 2023, 15:55
SPANJE - Pas ndarjes me Antoine Griezmann, Trincao, Samuel Umtiti, Jordi Alba dhe Sergio Busquets, FC Barcelona mund t'i thotë 'lamtumirë' e...
Sport
3 Korrik 2023, 15:36
SERBI - Suedezi legjendar Zlatan Ibrahimović, para pak kohësh i ka dhënë lamtumirën karrierës së tij futbollistike dhe sipas t&eum...
Sport
3 Korrik 2023, 15:01
PORTUGALI - Sezoni 2022-2023 do të mbetet i skalitur në mendjen dhe zemrën e Bernardo Silva deri në pleqëri. Në fushë ...
Sport
3 Korrik 2023, 14:25
FRANCE - Lyon do të përmbysë rrjedhën e rastit Christian Pulisic. Milani dukej se po luante i vetëm në blerjen e tij, por n&e...