Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Dy rekorde të tjera “legjendare” pritet të “thyhen” nga Lionel Messi, i cili është më afër se kurrë fitimit të “Topit të Artë” të 8-të.

FRANCE - Lionel Messi është gati për një tjetër kulm. Siç tregojnë zhvillimet e fundit, superylli argjentinas po përgatitet të ngrejë një tjetër “Top të Artë” në duart e tij, pasi sipas të afërmve të tij, "Pleshti" tashmë është informuar nga "France Football" për suksesin e tij të madh, i cili do të konfirmohet në 30 tetor.
Shumë herë fituesi i çmimit më të madh individual, pritet të rrisë diferencën e tij dhe ta bëjë thuajse të pamundur kalimin e ndonjë futbollisti të ardhshëm, pasi nëse vërtetohen skenarët, atëherë do të arrijë te tetë “Topat e Artë” dhe do të shkruajë një tjetër rekord.
Messi tashmë ka arritur të bëhet lojtari i vetëm në historinë e futbollit që ka fituar “Topin e Artë” në tre dekada të ndryshme. Gjithsesi, me “Topin e Artë” të 8-të që po vjen, “Pleshti” do të arrijë t’i shtojë koleksionit të rekordeve të tij, dy arritje të tjera fantastike që askush tjetër nuk i ka shkruar më parë.
Së pari me tre ekipe të ndryshme

Fitimi i “Topit të Artë” me dy ekipe të ndryshme nuk është më një arritje e madhe. Shumë ia kanë dalë, ashtu si edhe Messi me transferimin e tij te Paris Saint-Germain. Johan Cruyff që... e ngriti edhe si futbollist i Ajaxit edhe si futbollist i Barcelonës. Ronaldo, “fenomeni” që e bëri, pasi u transferua te Interi nga Barcelona dhe pasi u kthye në Spanjë për Real Madridin.
Cristiano Ronaldo arriti të fitojë edhe çmimin prestigjioz individual, si me fanelën e Manchester United, ashtu edhe me atë të Real Madridit, me të cilin e bëri katër herë.
Megjithatë, askush në të kaluarën nuk arriti ta pushtojë atë me tre ekipe të ndryshme. Ndaj Lionel Messi pritet të bëhet i pari në historinë e futbollit që fiton “Topin e Artë” me tre skuadra të ndryshme, pasi pritet të ketë sukses edhe si futbollist i Inter Miami.
Jashtë Europës, dhe në dy kontinente të ndryshme
“Topi i Artë” ishte dhe është një çmim për “europianët”. Do të jetë shumë e vështirë për dikë që nuk konkurron në stadiumet e Europës dhe të fitojë “Topin e Artë”. Në fakt, askush nuk ka pasur këtë sukses deri më sot.
Këtë pritet ta bëjë edhe Messi, pasi nëse i jepet “Topi i Artë” i këtij viti, do të bëhet futbollisti i parë jashtë kontinentit të vjetër që... merr çmimin shumë të rëndësishëm individual.
E megjithatë, ylli argjentinas do të “thyejë” një tjetër rekord. Në veçanti, ai do të bëhet i vetmi futbollist ndonjëherë me pushtime në dy kontinente të ndryshme, gjë që sigurisht nuk është bërë kurrë më parë.
B.T (Dosja.al)
BOSNJE HERCEGOVINE - Kombëtarja e Portugalisë mbërri†i sot në Bosnje dhe Hercegovinë, ku të hënën do të zhvi...
HUNGARI - Tërhoqi shumë vëmendjen e publikut koreografia e tifozëve hungarezë në stadiumin “Ferenc Puskas”. Para ...
NORVEGJI - Stale Solbakken mund të thotë se ka lindur dy herë. E para, më 27 shkurt 1968, Kongsvinger, një qytet në...
ÇEKI - Shqipëria i ka shkaktuar një humbje të rëndë Çekisë. Pas disfatës me shifrat 3-0 kundër kuqezinj&...
SHBA - Sezoni i parë i Messit në Miami do të jetë historik, sepse, për herë të parë që nga themelimi i tij, In...
TIRANE – Në konferencën e sotme për shtyp, pas Qazim Laçit, fjalën e mori Ernest Muçi. Sulmuesi theksoi se të gjith...
ANGLI - Pas përpjekjes së fundit të dështuar të Katarit për të arritur një marrëveshje me Glazers pë...
TIRANE - Qazim Laçi ka dalë para mediave në prag të ndeshjes miqësore me Bullgarinë, që do të zhvillohet të mart&...
GJERMANI - Thomas Tuchel tashmë ka nisur ‘sherret’ me drejtuesit e klubit. Në debutimin e tij në Gjermani, ish-trajneri i Paris ...
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo, sulmues portugez, autor I një dopiede në fitoren fitores 3-2 ndaj Sllovakisë, I është përgjigj...