20 Shkurt 2023, 22:25
Nga DOSJA
ANGLI - Janë publikuar nominimet për “Laureus World Sports Awards", të konsideruar ndryshe 'Oskarët' e sportit për rëndësinë që kanë duke evidentuar protagonistët më të mirë në kategori të ndryshme dhe që do të jepen në muajin prill.
Emrat e kandidatëve të seleksionuar nga votat e mbi 1.400 gazetarëve sportivë nga e gjithë bota, prej të cilëve do të dalin edhe fituesit që do të përzgjidhen nga "Laureus World Sports Academy”, një juri e përbërë nga 71 legjenda të sportit, janë natyrisht të bujshëm.
Për çmimin “Laureus World Sportsman of The Year" (Sportisti i vitit), në garë janë Lionel Messi, i cili është edhe favoriti i madh, Kylian Mbappe, Rafael Nadal, Max Verstappen, Armand Duplantis dhe Steph Curry MVP i finaleve të NBA.
Nëse Messi është në garë për çmimin 'Sportisti i Vitit', Argjentina e tij është kandidate për çmimin “Skuadra e Vitit”, pas triumfit në Kupën e Botës. Në listën e kandidaturave për këtë çmim janë dhe Reali i Madridit, fitues i Champions League, Kombëtarja angleze e futbollit të femrave, që fitoi Kampionatin Europian, Golden State Warriors, Oracle Red Bull Racing, që fitoi titullin e konstruktorëve në Formula 1, si dhe kombëtarja franceze e rugby për meshkuj, që fitoi turneun Six Nations pas plot 12 vitesh pritjeje.
Në kategorinë e çmimeve është dhe ai për sportisten e vitit, ku spikasin atletja xhamajkane Shelly-Ann Fraser Pryce, notarja amerikane Katie Ledecky, atletja amerikane Sydney McLaughlin Levrone, futbollistja spanjolle Alexia Putellas, skiatorja amerikane Mikaela Shifrin, si dhe tenistja polake Iga Swiatek.
Për çmimin “zbulimi i vitit” garojnë tenisti spanjoll Carlos Alcaraz, atleti Toby Amusan, patinatori amerikan Nathan Chen, kombëtarja e futbollit të Marokut, tenistja kazake Elena Rybakina apo golfisti amerikan Scottie Shefler.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 Shkurt 2023, 22:20
ARGJENTINE - Ajo mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi ishte një nga historitë më të përfolura të dashurisë në vitet e fundit....
Sport
20 Shkurt 2023, 22:15
ARABI SAUDITE - Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi është duke kaluar një moment shumë të mirë në Arabin...
Sport
20 Shkurt 2023, 22:10
ANGLI - Felix Keith, një gazetar për tabloidin anglez The Mirror, tha se Liverpool bëri një fluturim midis Newcastle dhe Liverpool të s...
Sport
20 Shkurt 2023, 22:04
ITALI - Ivan Juric ka sqaruar për mediat situatën e Etrit Berishës. Portieri shqiptar ka humbur sërish pozicion në hierarkinë e To...
Sport
20 Shkurt 2023, 22:02
HUNGARI - Eros Grezda do të luajë në kampionatin hungarez. Mesfushori me tipare sulmuese firmosi për 1 vit e gjysmë me Zalaegerzegi, nj...
Sport
20 Shkurt 2023, 19:09
SHBA - Kameruniani Francis Ngannou, i cili i tha lamtumirë arteve marciale të përziera si kampion i peshave të rënda të UFC...
Sport
20 Shkurt 2023, 18:51
SHBA - Me të, rekordet bien. Këtë të hënë, më 20 shkurt, Novak Gjokoviç fillon javën e tij të...
Sport
20 Shkurt 2023, 18:36
FRANCE - Ai nuk ka frikë. Ai nuk ka më frikë. Ai e di se në bilbilin e fundit, në fushën e Stade de France, cilido qoft&...
Sport
20 Shkurt 2023, 18:18
FRANCE - Pasi ka përjetuar tepër të gjallë fundin e ndeshjes mes PSG-së dhe Lille (4-3), pasditen e së dielës, Luis Camp...
Sport
20 Shkurt 2023, 15:54
ANGLI - Nuk do të ketë lëvizje në pankinën e ‘bluve’ të Londrës. Të paktën tani për tani. Chelse...