LIVE UPDATES
Sport

Luis Enrique: “Nuk ka vend për eksperimente, Interi është i fortë!”

Trajneri Luis Enrique, i qetë dhe i vendosur, ka folur për mediat me tone të maturuara, por plot vetëbesim, duke e bërë të qartë se PSG është gati të luftojë deri në fund kundër Interit.

31 Maj 2025, 09:05 Nga DOSJA
Luis Enrique: “Nuk ka vend për eksperimente, Interi është i

GJERMANI - Në prag të finales së shumëpritur të Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain ka zbritur në Allianz Arena me një qëllim të vetëm: ta çojë më në fund trofeun më të lakmuar të futbollit evropian në Paris. Trajneri Luis Enrique, i qetë dhe i vendosur, ka folur për mediat me tone të maturuara, por plot vetëbesim, duke e bërë të qartë se PSG është gati të luftojë deri në fund kundër Interit.

“Që në ditën time të parë në këtë klub kam thënë se qëllimi ishte të fitojmë një trofe të madh, dhe ky është ai,”, deklaroi Enrique, duke iu referuar Ligës së Kampionëve. “Kemi ardhur këtu me qetësi dhe vetëdije. Nëse kemi arritur në finale duke luajtur këtë futboll, s’ka arsye ta ndryshojmë tani.” Trajneri spanjoll vlerësoi edhe kundërshtarin: “Interi ka lojtarë me cilësi të lartë, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Ata janë në finale me meritë, por edhe ne dimë të përshtatemi dhe të menaxhojmë ndeshjen.”

Duke reflektuar mbi përvojën e tij si trajner fitues i Champions-it në vitin 2015 me Barcelonën, Luis Enrique shtoi: “Jam dhjetë vjet më i pjekur. Kjo më ndihmon të udhëheq skuadrën pa emocione të tepërta. Jam i sigurt që jemi gati për këtë sfidë.”

Sulmuesi francez Ousmane Dembélé ishte një tjetër protagonist i konferencës, duke e cilësuar finalen si momentin më të rëndësishëm të karrierës. “Kam ëndërruar gjithmonë të luaj një finale të tillë. Do të jetë vendimtare të ruajmë qetësinë dhe të menaxhojmë emocionet,” tha ai. Përballë do të ketë një mbrojtës të njohur: “Pavard është i zgjuar dhe i fortë, por shpresoj ta kaloj. Interi është një ekip i kompletuar, i organizuar dhe shumë fizik.”

I pyetur për mungesën e Mbappe, Dembele u tregua diplomatik: “Kylian kishte një ëndërr dhe e ndoqi. Por PSG po ecën përpara. Fokusi ynë është finalja.” Kapiteni Marquinhos theksoi rëndësinë e besimit në sistemin e tyre të lojës: “Ne kemi një identitet të qartë dhe do ta ruajmë. Nuk ka vend për eksperimente. Interi është i fortë, por edhe ne jemi të përgatitur.”

PSG e Luis Enrique vjen në këtë finale pas një rruge të vështirë, duke mposhtur ekipe si Barcelona dhe Arsenal. Finalja e së shtunës nuk është thjesht një ndeshje, është një mundësi për të përmbyllur një epokë dhe për të nisur një tjetër. “Motivimi im kryesor është të bëj histori me Parisin,” tha Enrique. Dhe për të, trofeu i madh është vetëm një hap larg.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës