Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia spanjolle ka arrestuar gjashtë persona për përfshirjen e tyre të dyshuar në një aferë trukimi gjatë një ndeshjeje të Kupës së Spanjës, e cila u luajt në dhjetor 2021.

SPANJE - Nga fushat e futbollit tek gjykata. Policia spanjolle njoftoi të premten se kishte arrestuar gjashtë persona për përfshirjen e tyre të dyshuar në një rast të trukimit të një ndeshjeje në Kupën e Spanjës, e cila u luajt në dhjetor 2021.
Gjashtë të arrestuarit besohet se kanë marrë rreth 30 mijë euro nga bastet në një ndeshje që klubi i Levantes, në atë kohë në divizionin e parë, fitoi 8-0 ndaj ekipit të kategorisë së pestë CD Huracan Melilla, sqaron policia në një deklaratë. Fillimisht rezultati përfundimtar nuk ngjalli dyshime për shkak të diferencës në nivele të dy kundërshtarëve.
Këto arrestime u bënë një ditë pas njoftimit nga gjykata rajonale e Melilla, një qytet autonom spanjoll në bregun verior të Afrikës, se gjashtë persona ishin dëgjuar në lidhje me këtë çështje. Midis këtyre gjashtë personave ishte një ish-lojtar i CD Huracan.
Policia tha se hapi një hetim pasi mori një raport nga La Liga, e cila menaxhon futbollin profesionist spanjoll, si dhe disa qendra bastesh.
Në një deklaratë për shtyp të botuar të enjten, klubi Huracan Melilla tregoi se po bashkëpunonte me autoritetet e futbollit dhe sistemin e drejtësisë dhe siguroi se po bënte "çdo gjë të mundshme për të luftuar kundër mashtrimit". “Nëse një anëtar aktiv i klubit është i përfshirë (…) menjëherë do të merren masa disiplinore dhe ligjore”,- thuhet në njoftimin për media.

Nga ana e tij, klubi i Levantes, aktualisht i 4-ti në D2 spanjoll, siguroi për pafajësinë e tij në një deklaratë për shtyp. “Asnjë lojtar i ekipit tonë, as ndonjë anëtar i entitetit tonë, nuk ka marrë asnjë lloj komunikimi në lidhje me faktet e ankesës. Siç thuhet në deklaratën e La Liga-s, Levante është plotësisht i pavarur nga faktet e raportuara dhe, për rrjedhojë, është përjashtuar nga hetimi. »
Një rast tjetër që prek dhe ndot futbollin spanjoll tashmë i shënuar nga skandali i dyshuar korruptiv i arbitrave me FC Barcelona.
B.T (Dosja.al)
SERBI - Nemanja Vidiç ka dorëzuar kandidaturën e tij për president të Federatës së Futbollit të Serbisë, r...
BRAZIL - Trajneri më i ri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka folur për aventurën si “timonier” i kuqezinjve...
RUSI - Zenit mirëpriti, këtë të premte, vendimin e qeverisë së drejtuar nga Vladimir Putin për t'i dhënë Claudinh...
SHBA - Siç janë aktualisht gjërat, tenisti më i mirë në botë, Novak Djokovic , nuk do të mund të luaj...
SPANJE - Një tjetër pengesë për Ansu Fatin. Pasi pësoi tre lëndime të veçanta sezonin e kaluar, ku luajti vet&e...
ETIOPI - Kampionia etiopiane e atletikës në garat e gjysmë distancave Besu Santo është dënuar me burgim të për...
SUEDI - Sven-Göran Eriksson njoftoi, të enjten, përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të IF Karlstad, klubit sue...
FRANCE - Skuadra e Paris Saint-Germain u stërvit këtë të premte në stadiumin Parc des Princes dhe para më shumë s...
BRAZIL - Ish-futbollisti i Real Madridit, Marcelo është rikthyer në vendlindje, Brazil. Mbrojtësi i krahut të majtë, i ësht...
KOSOVE - Theophilus Solomon, aktualisht futbollist i Gjilanit, është arrestuar sot, pasi për kishte një fletë-arresti ndërkomb&eum...