21 Dhjetor 2023, 00:26
Nga DOSJA
FRANCE - Kampionati francez luajti të gjithë javën e 17-të këtë të mërkurë, duke mbyllur kështu vitin 2023. Paris Saint-Germain u rikthye te suksesi, me skuadrën e Luis Enrique që fitoi 3-1 përballë Metz në “Parc des Princes”.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa në fraksionin e dytë, vendasit kaluan në avantazh shumë shpejt me anë të Vitinha që shënoi në minutën e 49-të, teksa portugezi ishte vendimtar edhe në minutën e 60-të me pasimin final për Mbappe, me sulmuesin që dyfishoi gjithçka.
Miqtë nuk u dorëzuan dhe rihapën llogaritë e mbrëmjes në minutën e 72-të me Udol, një gol që vendosi në lëvizje parisienët. Shtatë minuta nga fundi i kohës së rregullt, Mbappe realizoi golin e qetësisë, duke shënuar golin e dytë personal në një mbrëmje të veçantë për të, pasi Kylian festoi këtë të mërkurë 25-vjetorin e lindjes.
Pas këtij suksesi, PSG shkon në kuotën e 40 pikëve në vendin e pare, ndërsa Metz mbetet me 16 pikë në vendin e 14-të. Në takimin tjetër të rëndësishëm të mbrëmjes, Nice triumfoi ndaj Lens 2-0 duke ruajtur hapin e PSG.
Skuadra Fariolit vuajti disi ndaj nënkampionëve të Francës, ndërsa dy golat e fitores erdhën në fundin e takimit. Terem Moffi ishte heroi i “shqiponjave”, me sulmuesin që fillimisht realizoi në minutën e 76-të nga pika bardhë e penalltisë dhe dy minuta më pas dyfishoi gjithçka. Me këtë sukses, Nice ngjitet në kuotën e 35 pikëve dhe mbetet në vendin e dytë, pesë pikë larg kampionëve të Francës, Paris Saint-Germain, ndërsa Lens qëndron në vendin e shtatë me 26-të pikë.
Në “Municipal”, Monaco rigjeti recetën e fitores, me monegaskët që morën maksimumin ndaj Toulouse me fitoren 1-2. Vendasit shënuan të parët me Magri në minutën e pestë, por Ben Yedder përmbysi i vetëm me një dygolësh, në minutat 26’ dhe 44’. Marseille nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Montpellier, teksa Lyon ka rigjetur formën e mirë duke marrë fitoren e tretë radhazi pas suksesit 1-0 ndaj Nantes, falë golit të Lacazette në minutën e 49’.
Skuadra e Lille pas barazimit spektakolar ndaj PSG nuk ia doli përballë Strasbourg në humbjen 2-1. Edon Zhegrova luajti 81’ minuta, ndërsa u ndëshkua edhe me kartonin e verdhë.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 Dhjetor 2023, 00:18
ANGLI - Liverpool triumfon me rezultatin 5-1 ndaj West Ham dhe kalon në gjysmëfinalet e Carabao Cup. Ndeshja e luajtur në “Anfield” f...
Sport
20 Dhjetor 2023, 21:31
ITALI - Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, ka gjasa të largohet nga skuadra e Napolit në fund të këtij ...
Sport
20 Dhjetor 2023, 21:16
TIRANE - Partizani triumfon në Superkupën e Shqipërisë, me kryeqytetasit që fituan minimalisht 1-0 përballë Egnatias në ...
Sport
20 Dhjetor 2023, 20:49
ITALI - Futbollisti belg Dries Mertens është një nga lojtarët kyç të kryesuesve të kampionatit turk Galatasaray. E si t&eum...
Sport
20 Dhjetor 2023, 20:35
ITALI - Kristjan Asllani do të ketë mundësinë të tregojë aftësitë e tij në fushën e lojës. Mbrëmjen ...
Sport
20 Dhjetor 2023, 20:31
URUGUAJI - Futbollisti i njohur Ezekiel Lavezzi përfundoi në spital pasi u godit me thikë në Uruguaj. Mediat argjentinase pretendojnë s...
Sport
20 Dhjetor 2023, 17:25
GJERMANI - Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, ka kërkuar largimin e trajnerit të skuadrës Edin Terzic, raporton “Bild”.
Infor...
Sport
20 Dhjetor 2023, 17:08
ITALI - Rasti i borxhit të pretenduar nga Cristiano Ronaldo, për pagat e prapambetura te Juventusi, ende vazhdon t'i bëjë njerëz...
Sport
20 Dhjetor 2023, 16:52
ARABIA SAUDITE - Matheus Nunes ndihmoi Manchester Cityn për të mposhtur Urawa Reds (3-0) dhe për të garantuar hyrjen në fin...
Sport
20 Dhjetor 2023, 16:26
ITALI - Annie, vajza e Samuel Eto'o-s, denoncoi babanë e saj në Prokurorinë Publike të Milanos, duke pretenduar se ai kishte dështuar...