“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë
“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi m...
“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi m...
"Toka të mos u shitet spekulatorëve Trump dhe Kushner"/ Eurodeputetja Salis nga PE: Në Shqipëri po protestojnë kund&eum...
"'Revolucioni i flamingove' në Shqipëri po kundërshton planet e tyre"/ Komenti i The Guardian: Ajo që duan Jared dhe Ivanka,...
Operacioni i SPAK/ Kush është Dritan Gjika, "koka" e mafias shqiptare të trafikut të drogës në Ekuador 16 Qershor...
Mbrëmja gala do të zhvillohet më 18 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, duke nisur nga ora 18:00

TIRANE - Mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit “Më të mirët 2023” do të jetë momenti kulmor i një viti special, ku do të vlerësohen protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushën e lojës.
FSHF ka përgatitur gjithçka në detaje për një mbrëmje festive e pasur edhe me program artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, që do t’i dedikohet futbollit vendas dhe Kombëtares kuqezi që mbylli një edicion fantastik kualifikues, me objektivin e arritur finalet e Europianit “Gjermani 2024”.
Do të ripërshkruhen edhe njëherë të gjitha momente magjike të këtij viti, me Shqipërinë që dominoi kundër çdo kundërshtari dhe si asnjëherë tjetër stadiumi ishte arena që bashkoi të gjithë shqiptarët anembanë vendit.
Në këtë mbrëmje, e kthyer tashmë në një traditë nga FSHF nuk do të mungojnë edhe të ftuar special, personalitete ndërkombëtare, figura të mëdha futbolli, përfaqësues nga bota akademike, ajo politike, e artit, medias dhe kolegë e miq të Federatave të tjera.
Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar pas një procesi të gjatë e transparent votimi të udhëhequr nga FSHF e që ka nisur prej kohësh.
Fituesit do të shpallen gjatë mbrëmjes, ndërkohë që po ju njohim edhe me të nominuarit për çdo kategori.
Për çmimin “Topi i Artë 2023” të nominuarit janë: Arinaldo Rrapaj, Florent Hasani dhe Bekim Balaj, ndërsa për “Topin e Artë 2023” për vajza finalistet janë: Valentina Troka, Ezmiralda Franja dhe Megi Doçi.
Dy trofetë ‘Këpuca e Artë 2023’ për djem dhe vajza do të shkojnë për golashënuesit më të mirë të vitit, ndërsa për çmimin “Trajneri i Vitit 2023” kandidaturat janë: Mirel Josa, Orges Shehi dhe Edlir Tetova.
“Talenti i Vitit 2023” do të shpallet njëri mes Ledjo Tresës, Ergis Arifit dhe Arlind Kurtit, tre prej lojtarëve të rinj që kanë spikatur këtë sezon. Kurse për çmimin “Talentja e vitit 2023” janë në garë: Rosela Vasa, Klesta Ago dhe Klaudia Borci.
Për çmimin “Arbitri i Vitit 2023” tre të nominuarit janë Juxhin Xhaja, Eldorjan Hamiti dhe Enea Jorgji. Në fund, do të zbulohet “Formacioni i Vitit 2023” me emrat e 11 lojtarëve më të dalluar përgjatë vitit për çdo pozicion, të cilët janë përzgjedhur përmes votimit nga gazetarët e emisionet sportive në vend.
Pas përfundimit të mbrëmjes gala në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, FSHF do të organizoj edhe një darkë në Pallatin e Kongreseve ku do të ketë të ftuar special, personalitete të botës së futbollit, të ftuar Vip dhe shumë miqë dhe koleg të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Mbrëmja gala do të zhvillohet më 18 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe nis në ora 18:00 me eventin që do të transmetohet direkt në kanalin zyrtar të FSHF në Youtube dhe në platformën Supersport, që është partneri mediatik i këtij eventi.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Pas më shumë se nëntë orësh seancë dëgjimore, gjyqi i ish-trajnerit të PSG-së, Christophe Galtier pa q&e...
SPANJE - Një gol fantazmë nga Griezmann, i shënuar në ditën e 36-të të La Liga 2022-2023, e pengoi Espanyol të merrte ...
SPANJE - Carlo Ancelotti e ka pasur gjithmonë shumë të qartë. Te Real Madridi dhe në kryeqytetin e Spanjës ai ka gjetu...
SHBA - Inter Miami do të përballet me Vissel Kobe, kampion i ligës së lartë japoneze, në një miqësore më 7 shkurt...
SPANJE - Pothuajse tre vjet pas përpjekjes së dështuar të klubeve për të krijuar Superligën Evropiane, e cila synonte ...
SPANJE - Tifozët gjermanë besojnë gjithnjë e më shumë se mesfushori me përvojë Toni Kroos, i cili aktualisht luan p&eu...
ANGLI - Sipas informacioneve të medias “Salernonotizie”, senegalezi Boulaye Dia është objekt i interesimit të Arsenalit. &ldq...
SPANJE - Ylli i ardhshëm i Real Madridit, Endrick, zbarkoi në kryeqytetin spanjol për të kaluar disa ditë me klubin e tij të ri....
ITALI - Ida Gattuso, motra e Rinos, ish-yllit të AC Milan dhe trajnerit aktual të Olympique Marseille, ishte viktimë e nj&e...
ARABIA SAUDITE - Al-Ahly eliminoi lehtësisht Al-Ittihad (3-1) të premten, në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube...