Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“Vitin e ardhshëm do ta fillojmë me rritje të buxhetit të Komitetit Olimpike. Mendoj që ka ardhur koha që të ulemi me seriozitet dhe të mbyllim edhe çështjen e Ligjit te Sponsorizimeve”.

TIRANE - Gjatë fushatës së zgjedhjeve të 11 Majit, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” edhe vizionin e tij për sportin. Ndër të tjera, ai theksoi edhe njëherë se do të ndërtohen tre stadiume në Vlorë, Korçë dhe Durrës, teksa premtoi edhe rregullimin e “Ligjit të Sponsorizimeve”.
Në takimin e zhvilluar të mërkurën, në ambjentet e “Shtëpisë së Futbollit”, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi edhe njëherë rëndësinë dhe mbështetjen që i ka dhënë qeveria e tij zhvillimit të sportit në vend. A renditi disa nga objektet e rëndësishme sportive që do të ndërtohen.
“Ne kemi çuar përpara tre projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit që tani janë në fazën e garave për Partnerin Privat. Ndërkohë ka mbaruar edhe konkursi për stadiumin “Selman Stërmasi”, kemi filluar procesin për Pallatin e Sportit që duhet të transformohet në një pallat që të jetë në gjendje që presë finale të nivelit më të lartë ndërkombëtar nga pikëpamja e kapacitetit. Besoj që nuk mund të rrimë në vendnumëro vetëm me një pistë atletike, si ajo që kemi ndërtuar
Kryeministri premtoi edhe rritje për buxhetin në Komitetin Olimpik dhe miratimin e Ligjit të Sponsorizimeve. “Vitin e ardhshëm do ta fillojmë me rritje të buxhetit të Komitetit Olimpike. Mendoj që ka ardhur koha që të ulemi me seriozitet dhe të mbyllim edhe çështjen e Ligjit te Sponsorizimeve.
Nëse sot ne kemi një shembull që s’mund të imagjinohej disa vite më parë, të fëmijëve që mësojnë të luajnë në skuadër në një nga shkollat më të famshme siç është ajo e Manchester Cityt. Po punojmë të krijojmë akademinë e tenisit në Durrës, të Rafa Nadalit. Kemi nisur diskutimet me NBA për akademinë e tyre", tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, rektori i Universitetit të Sporteve Agron Kasa, drejtues të Federatave sportive, sportistë elitarë, kampionë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, si dhe trajnerë e koordinatorë nga programet sportive në shkolla dhe akademitë sportive.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Një ndeshje kthimi rrahëse e zemrës në San Siro, ku Interi arriti një sukses jo vetëm sportiv, por e...
ANGLI - Newcastle pati një mundësi të shkëlqyer për t'u ngjitur në podiumin e Premier League dhe ata nuk e lanë të ikt...
SPANJE – Arsenali bën ëndrrën realitet dhe zhgënjen të gjithë spanjollët për pritshmëritë e mëdha t...
ITALI – Interi kualifikohet në gjysmëfinale pasi eliminon Bayern e Munich, atje ku e pret Barcelona. Edhe pse barazuan 2-2 në ndeshjen e zh...
SPANJE – Remuntada duket një ëndërr e bukur për madrilenët dhe deri diku e pamundur, përballë Arsenalit në Bernabe...
ITALI – Rikthehet buzëqeshja në ‘San Siro’. Ndërkohë që në minutën e 53-të, Bayerni i Mynihut ndë...
SHKODER - Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme një tjetër legjendë e futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Paulin Ndoja. Pas Medin Zh...
SHBA - Edhe pse Serena Williams është tërhequr nga tenisi, ajo nuk e ka harruar sportin që e bëri legjendë — dhe një ng...
TIRANE - Çdo gjë ka një fillim dhe një fund, por kur është i suksesshëm dhe ka arritur një qëllim të rë...
ANGLI - Wayne Rooney mund të jetë afër rikthimit në stol. Vetëm disa muaj pasi u shkarkua si trajner i Plymouth Argyle, ish-sulmuesi ...