LIVE UPDATES
Sport

Mes mungesave dhe pikëpyetjeve për formacionin, Reja flet për Izraelin dhe Islandën: Janë dy ndeshje vendimtare

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka dalë këtë të shtunë në një konferencë zyrtare për media ku ka komentuar listën e 24 lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit më 24 shtator në transfertë e tre ditë më vonë ndaj Islandës në ‘Air Albania’.

17 Shtator 2022, 13:47 Nga DOSJA

Mes mungesave dhe pikëpyetjeve për formacionin, Reja flet për

TIRANË-Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka dalë këtë të shtunë në një konferencë zyrtare për media ku ka komentuar listën e 24 lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit më 24 shtator në transfertë e tre ditë më vonë ndaj Islandës në ‘Air Albania’.

Tekniku italian theksoi se këto dy ndeshje janë vendimtare për fatin e Shqipërisë në këtë grup të Ligës së Kombeve, teksa ekipi është ende në lojë për vendin e parë. Mungesat e Gjimshitit dhe Kumbullës janë shumë të rëndësiishme, por stafi do të bëjë llogaritë me lojtarët e grumbulluar, të cilët kanë vlerat e tyre. Trajneri Reja foli edhe për dëmtimin e Endri Çekiçit, si edhe gjendjen e Keidi Bares, ndërsa tregoi se pse nuk është grumbulluar Erion Hoxhallari.


Mungesa e Gjimshitit dhe Kumbullës dhe si është gjendja e Çekiçit? 

Sa i përket Çekiçit, kemi pasur komunikim të vazhdueshëm, sidomos stafi mjekësor. Kemi folur me të dhe ai do të paraqitet në grumbullim. Këtu ai do të bëjë analizat përkatëse për të parë nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Kombëtares. E njëjta gjë edhe për Baren, i cili ka qëndruar jashtë fushës për një kohë të gjatë, është rikthyer dhe duhet parë edhe gjendja e tij shëndetësore. Edhe ai do të jetë me ekipin dhe do ta shikojmë nga afër. Duke qenë se kemi një javë kohë, edhe nëse kemi ndonjë problem fizik ne do të mund t’i rikuperojmë edhe ata lojtarë. Jemi në emergjencë, mungojnë lojtarë si Kumbulla dhe Gjimshiti dhe më vjen keq sepse e njëjta gjë na ka ndodhur edhe me ndeshjen ndaj Polonisë dhe duket sikur në çastet vendimtare tonat ne goditemi nga mungesat. Por shpresoj që në këto dy ndeshje të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion.

Pse mungon Hoxhallari në listë? – Jam i detyruar të bëj zgjedhjet që na përshtaten për momentin. Ju përmendët Hoxhallarin, që është një lojtar që luan kryesisht në krah të majtë, ndërkohë që ne kemi probleme aktualisht në qendër të mbrojtjes. Përtej mungesës së Gjimshtit dhe Kumbullës, kemi lojtarë si Mihaj, Veseli dhe Ajeti, i cili edhe pse po luan në Serinë C po luan rregullisht dhe është në formë të mirë. Skëtu kemi probleme kryesore. Hoxhallari është një lojtar që unë e konsideroj, por e shoh si lojtar më të vlefshëm në krahun e majtë ku nuk kemi probleme për momentin. E kam ndjekur, është edhe në listën e pritjes dhe nëse nuk kemi mungesa këto ditë, do të mbështetemi te lista e pritjes për të marrë lojtarë të tjerë me vete.

Sa shanse kemi të arrijmë vendin e parë në grup? – Jemi akoma në lojë për të marrë vendin e parë nëse do të arrijmë të fitojmë këto dy ndeshje. Sigurisht kemi lojtarë me shumë eksperiencë dhe gjatë ndeshjeve të fundit kemi pasur edhe mungesa që na kanë kushtëzuar por mendoj se do t’ia dalim. Do të përgatitemi mirë, aspekti karakterial do të jetë shumë i rëndësishëm në këto dy ndeshje. Jemi në kushte për të luajtur si të barabartë me të gjitha skuadrat, sidomos me Izraelin që e pamë se sa kundërshtar i fortë është. Kemi bindjen që mund të shkojmë atje dhe mund të bëjmë një ndeshje të mirë duke u bazuar te aspekti karakterial i lojtarëve dhe skuadrës.

E.Ç (Dosja.al)

reja shqiperia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet