"Me trup këtu, me shpirt e zemër në Shqipëri”/ Protesta kundër projektit në Zvërnec përfshijnë diasporën, tubime në Gjermani, Itali dhe Angli
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Presidenti i FIFA-s vlerësoi konfederatat kontinentale që ranë dakord për organizimin e Kupës së Botës 2030 dhe 2034
BRAZIL - Gianni Infantino, president i FIFA-s, në fjalimin e tij në Kongresin e 77-të të CONMEBOL-it, të mbajtur në Rio de Zhaneiro (Brazil), vlerësoi konfederatat kontinentale që kanë rënë dakord për organizimin e Kupës së Botës 2030 dhe 2034 dhe deklaroi se futbolli ka dërguar një mesazh të rëndësishëm për unitetin në mbarë botën.
“Dua të falënderoj dhe përgëzoj të gjithë, veçanërisht presidentët e konfederatave dhe anëtarët e Këshillit të FIFA-s, sepse mendoj se u kemi treguar të gjithëve se është e mundur të arrihet konsensus dhe unitet në vendimmarrje”,- tha ai. "Unë mendoj se në këtë botë, ku, për fat të keq, ka shumë dhunë, ne kemi nevojë për mesazhe bashkimi dhe vëllazërimi si ky."
Kupa e Botës në Spanjë, Marok dhe Portugali
Pas konsultimeve të gjera me të gjitha konfederatat, Këshilli i FIFA-s ra dakord, në seancën e tij më 4 tetor, që oferta e vetme për Kupën e Botës FIFA 2030 do të jetë Spanja, Maroku dhe Portugalia. Për më tepër, për të festuar 100-vjetorin e Kupës së Botës, u vendos që të luhen edhe tre ndeshje në Uruguaji, Argjentinë dhe Paraguaj, nga një në secilin vend.
U ra dakord gjithashtu, që shoqatat anëtare të AFC dhe OFC do të ftoheshin të deklaronin interesin e tyre për të pritur Kupën e Botës FIFA. Më pas, FIFA mori një deklaratë interesi nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite përpara datës 31 tetor (data e mbylljes së afatit).
Kupa e re e Botës për Klube
Deklarata e presidentit të FIFA-s erdhi në prag të finales së “Copa Libertadores” të CONMEBOL, e cila do të luhet mes Fluminense dhe Boca Juniors në stadiumin Maracaná të shtunën, më 4 nëntor.
Fituesi i kësaj ndeshje do të kualifikohet në Botërorin e Klubeve FIFA 2023, që do të zhvillohet dhjetorin e ardhshëm në Arabia Saudite 2023 dhe në Kupën e Botës për Klube FIFA 2025, që do të luhet në Shtetet e Bashkuara, ku për herë të pare do të marrin pjesë 32 ekipe.
Deri më tani, Palmeiras dhe Flamengo, kampionë të “Copa Libertadores” përkatësisht në 2021 dhe 2022, kanë siguruar tashmë një vend nga konfederatat e tyre. Atyre do t'u bashkohet kampioni i “Libertadores” 2024 dhe dy skuadrat e para në klasifikimin CONMEBOL për periudhën 2021-2024.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Borussia Dortmund dhe Bayern Munich do të përballen këtë të shtunë në një edicion të ri t&e...
ZVICER - FC Barcelona apeloi gjatë verës, por sanksioni mbeti në fuqi. Këtë të premte, UEFA njoftoi se klubi katalanas do t&e...
ITALI - Fillojmë me Napolin, më pas Interin në Bergamo dhe Milanin në “San Siro” për të ...
SPANJE - Las Palmas krijoi një surprizë këtë të premte në hapjen e ditës së 12-të të La Ligas, duke mposhtur 2...
FRANCE - Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, është shprehur shumë i kënaqur me përmbajtjen e ndeshjes së lojtarëve të ...
SHBA - I shpërblyer këtë të hënë me “Topin e Artë” të tetë, Lionel Messi nuk mori çmimin p&...
SPANJE - Në një intervistë dhënë për shtypin në Spanjë, ish-ylli i katalanasve ka bërë një rrëfim ...
FRANCE - Futbollisti kosovar 24-vjeçar, Edon Zhegrova, ishte më i miri në fushë në ndeshjen kundër AS Monaco në xhiron e fu...
ANGLI - Në 15 ndeshjet e para të këtij sezoni, Manchester United ka humbur tetë ndeshje, më së shumti që nga sezoni...
SPANJE - Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët që ka një perandori biznesesh. Ylli portugez ka investuar nj&...