LIVE UPDATES
Sport

Shqiptari Nedim Bajrami “pushton” mediat europiane: Goli i tij rekord historik…

25-vjeçari tashmë ka hyrë në historinë e këtij kompeticioni, pasi shënoi golin më të shpejtë në historinë e një Europiani në vetëm 23 sekonda!

16 Qershor 2024, 13:02 Nga DOSJA

Shqiptari Nedim Bajrami “pushton” mediat europiane: Goli i tij

GJERMANI - Agjencia e njohur britanike, BBC, shkruan se mesfushori shqiptar Nedim Bajrami goditi fort topin në këndin e sipërm të djathtë të portës, pasi Federico Dimarco llogariti plotësisht gabim një rivënie anësore.

“Shqipëria kishte shënuar vetëm një gol në një turne të madh përpara të shtunës, por ai i Bajramit ishte i veçantë për të siguruar të dytin.

Ai theu një rekord që ka qëndruar për 20 vjet, duke mposhtur 67 sekondat që iu deshën Dmitri Kirichenko për të shënuar për Rusinë kundër Greqisë në ‘Euro 2004’. Skuadra e Sylvinhos është në një grup të vështirë dhe kalimi në fazën me eliminim direkt duket i pamundur.

Pavarësisht nëse do të gjejnë apo jo një rrugëdalje nga grupi, turneu i sivjetshëm do të mbajë një vend të veçantë në zemrat e tifozëve shqiptarë për vitet në vijim dhe rekordi i Bajramit do të zgjasë jo pak,”- shkruan BBC.

Shqiptari Nedim Bajrami “pushton” mediat europiane: Goli i tij

Ndërsa “The Independent” shkruan në një shkrim të saj, se “23 sekonda para tyre, Donnarumma kishte bërë pritjen që vulosi lavdinë evropiane për Italinë në Londër, në 2021”.

“Pak orë më parë, një tifoz shqiptar theu me guxim makaronat para tifozëve italianë. Tani ishte një sulmues shqiptar që thyeu një rekord në kurriz të lojtarëve të dëshpëruar italianë, duke rrëzuar nga froni Dmitri Kirichenko me golin e tij për 44 sekonda në Euro 2004”, - citon gazeta britanike.

Shqiptari Nedim Bajrami “pushton” mediat europiane: Goli i tij

“Përplasja e Shqipërisë me Kroacinë të mërkurën mund të rezultojë vendimtare në planin afatgjatë, me këtë të fundit që duhet të ringrihet nga një humbje çuditërisht gjithë përfshirëse 3-0 ndaj Spanjës, e cila luajti në Berlin më herët të shtunën. Shqipëria do të hyjë në lojë nëse Spanja ndëshkon thellë edhe Italinë, por gjithsesi duhet bërë diçka më shumë ndaj ballkanasve,”- shkruan “The Independent”.

Edhe “Daily Mail” nënvizon gjithashtu se Shqipëria shihet si skuadra më e dobët në “grupin e vdekjes”, të përbërë nga ata, Italia, Spanja dhe Kroacia.

Shqiptari Nedim Bajrami “pushton” mediat europiane: Goli i tij

“France 24” shkruan se “Bajrami ka bërë historinë”, duke theksuar se “shtëpia e Borussia Dortmundit ishte një det i tifozëve shqiptarë të eksituar të stolisur kuqezi, të cilët përbënin shumicën dërrmuese të tifozëve. Ata vështirë se mund ta besonin kur ekipi i tyre, i trajnuar nga ish-mbrojtësi i majtë brazilian i Arsenalit dhe Barcelonës, Sylvinho, zhbllokoi rezultatin pothuajse menjëherë në fillim”.

Media franceze shkruan më pas se si Italia e ktheu menjëherë rezultatin dhe në pjesën e dytë u zmbraps.

Shqiptari Nedim Bajrami “pushton” mediat europiane: Goli i tij

“Shqipëria megjithatë nuk ia doli të gjejë sërish rrjetën dhe kombëtarja e renditur më poshtë në këtë kompeticion nuk mundi dot të barazojë, pavarësisht përpjekjeve të tyre më të mira. Zëvendësuesi Rey Manaj u afrua më së shumti me golin në minutën e 90-të, por nuk mundi dot të kalojë Donnarumma,”- shkruan France 24.

Shqiptari Nedim Bajrami “pushton” mediat europiane: Goli i tij

Për “Goal.com”, stadiumi “Signal Iduna Park” ishte një det kuq e zi, pasi mbështetësit e Shqipërisë, rreth 50.000, ishin dukshëm më të shumtë se kundërshtarët e tyre italianë.  “Dhe kur Bajrami gjeti rrjetën vetëm 23 sekonda nga nisja e ndeshjes, ata festuan me gëzim momentin që ka hyrë në analet e historisë së Europianëve. Arritja e Bajramit jo vetëm që theu këtë rekord 20-vjeçar, por gjithashtu shënoi golin më të hershëm që ka pësuar ndonjëherë Italia në një turne madhor,”- shkruan Goal.com.

Kush është Nedim Bajrami

25-vjeçari ka lindur dhe është rritur në Zyrih të Zvicrës, nga prindër shqiptarë nga Tetova. Vitet e fëmijërisë i kaloi tek akademia e Grasshoppers. Në 2019, u transferua te Empoli në Serie B në formë huazimi me të drejtë blerje. Në janar 2023, shqiptari kaloi te Sassuolo në formë huazimi me detyrim blerje në fund të sezonit.

Shqiptari Nedim Bajrami “pushton” mediat europiane: Goli i tij

Bajrami luajti 49 ndeshje me ekipet e moshave të Zvicrës. Ai u aktivizua në 6 ndeshje me ekipin U-17 të Zvicrës në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian 2016. Ai shënoi 5 gola, përfshirë nje dygolësh kundër Malit të Zi. Në mars 2021, Bajrami njoftoi vendimin për të luajtur me Shqipërinë.

Debutimin e tij me kuqezinjtë e bëri më 5 shtator të atij viti, në fitoren 1-0 në “Elbasan Arena” kundër Hungarisë në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë. Goli i tij i parë me ekipin kombëtar erdhi më 17 qershor 2023 në fitoren 2-0 kundër Moldavisë në kualifikueset e “Euro 2024”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë