"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Milani ndalet nga Bologna, pavarësisht 3 penalltive të fituara!
Një goditje nga Loftus-Cheek përmbys golin e parë të Zirkzee pavarësisht dy penalltive të humbura nga Giroud dhe Theo, Orsolini nga pika e bardhë shënon golin e barazimit në minutën e 92-të.
27 Janar 2024, 22:48Nga DOSJA
ITALI - Milani nuk shkoi përtej barazimit 2-2 ndaj Bolonjës në ndeshjen e javës së 22-të të Serie A dhe ngadalësoi ndjekjen e Juventusit dhe Interit.
Kuqezinjtë e panë veten në disavantazhnë minutën 29, falë golit të Zirkzee. Pak minuta më pas Giroud humbet shansin për të barazuar me një penallti, të cilën e gabon falë reagimit të mire të portierit të Bolognës, Skorupski, por arritën të gjenin golin e barazimit në minutën e 45-të falë një inkursioni të Loftus-Cheek.
Në pjesën e dytë, skuadra e Piolit fitoi një penallti të dytë, edhe kjo dështoi me Theo Hernandez, por në minutën e 83-të gjetën golin që ktheu ndeshjen përkohësisht, sërish me mesfushorin anglez Loftus Cheek.
Ende pa vërshëllyer gjyqtari përfundimin e ndeshjes, Bologna përfiton një penallti, Orsolini nuk gaboi dhe ndaloi kuqezinjtë pas katër fitoreve radhazi në këtë barazim 2-2 në shtëpi.