Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mircea Lucescu (78 vjeç) është i lirë nga kontrata e tij, pas dorëheqjes nga Dinamo e Kievit, mirëpo tekniku i njohur rumun specifikoi se ai refuzon të kthehet në Rusi.

UKRAINE - Pas një interviste për një botim rus, ‘Il Luce’ u kontaktua nga një tjetër faqe interneti ukrainase dhe trajneri i njohur rumun ndjeu nevojën për të sqaruar faktin se diskutimi me gazetarët rusë ishte rreptësisht për futbollin, jo për politikën, apo luftën.
Më vonë, Lucescu theksoi se nuk bëhet fjalë që të kthehet ndonjëherë në Rusi, pas luftës së nisur nga Vladimir Putin në fillim të vitit 2022, ndërkohë që ai ka drejtuar Zenit St. Petersburg, midis 2016 dhe 2017.
“Së pari, dua të them se intervista ime e fundit ishte vetëm për futbollin, jo për luftën dhe politikën. Nëse do të më pyesnin drejtpërdrejt, për një rikthim të mundshëm në Rusi, do të isha përgjigjur, se nuk do të kthehesha kurrë në një vend që krijon të keqen dhe fillon luftërat.

Kam punuar këtu, në Kiev, te Dinamo dhe kam parë me sytë e mi të gjitha tmerret e luftës që filloi Rusia. Unë nuk u largova nga ekipi, përgatita lojtarët për sulme ajrore dhe ndihmova në evakuimin e familjeve të tyre.
Unë vetë i ndjeva të gjitha këto, si mund të flitet për kthimin në Rusi? Ëndrra ime kryesore tani është paqja dhe qetësia në Ukrainë. Kjo do të thotë siguri për ukrainasit, stadiume plot dhe prosperitet të këtij vendi të mrekullueshëm.
Edhe një herë dua të them se nuk do të kthehem kurrë të punoj në Rusi. Pasi pashë me sytë e mi në Ukrainë, nuk ka vend për diskutim.
Rusia është terrorizëm, është vdekje dhe dhimbje. Ky vend mori “shtëpinë time të dytë”, Donetskun. Dhe ai donte të merrte edhe të tretën time, Kievin”,- ishte deklarata e Mircea Lucescu, për botimin ukrainas Sport.

B.T (Dosja.al)
SPANJE - I gatshëm për të shpërthyer një nga “bombat” më të mëdha të viteve të fundit ësht&eu...
ANGLI - Newcastle u mund 2-0 nga Bournemouth, me dy golat e Solanke. Në fund, tifozët treguan pakënaqësinë e t...
BRAZIL - Dueli mes Coritiba dhe Cruzeiro, për raundin e 34-t të Brasileirão, u ndërpre në kohën e shtuar, pas përplasjeve t...
KOLUMBI - Katër persona u arrestuan për përfshirjen e tyre të dyshuar në rrëmbimin e babait të Luis Díaz, njoftoi poli...
SHBA - Që kur Luis Suarez u transferua në Brazil, Grêmio ka parë një bum të madh për sa i përket të ardhurave...
ARABIA SAUDITE - Dëgjohet fishkëllima e fundit dhe konfirmohet fitorja e Al Nassr (3-1) ndaj Al Wehda-s, në një ndeshje për xhiron e 13...
ANGLI - Këtë të diel, Premier League ofron një klasike të madhe mes dy 'Gjashtë të mëdhenjve' në periudha të k...
SPANJE - Carlo Ancelotti foli për mediat pas fitores së Real Madridit kundër Valencias (5-1) në “Santiago Bernabe...
PERU - Futbolli peruan ka qenë në lajme ditët e fundit pas kurorëzimit të Universitario. Në fakt klubi do të kurorë...
FRANCE - Nice humbi dy pikë në shtëpi ndaj Montpellier të premten mbrëma, ndërkohë që Parisi të shtu...