12 Shtator 2022, 16:20
Nga DOSJA

GJERMANI - Thomas Müller do të përkojë sërish në fushë me Robert Lewandowski. Por këtë herë ata nuk do të veshin të njëjtën fanelë. Dhe kjo po shkakton disa shaka në stërvitjen e Bajernit para përballjes të së martës, me Barcelonën në Champions League.
Sulmuesi i njohur gjerman e tregoi këtë në konferencën për shtyp para ndeshjes. "Mané, në 10 ditët e fundit më ka thënë me shaka që të kem kujdes që të mos ia pasoj topin aksidentalisht Lewandowskit. Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë nesër dhe të mos fokusohemi shumë te Lewy."
Sipas Müller në ekipin bavarez ka më shumë motivim për Champions League: "Ka ndeshje që tërheqin më shumë vëmendje, si ndeshjet e CL në ‘San Siro’, ose kundër Barcelonës. Është një motivim shtesë. Sulmuesit mund të vrapojnë atë metër shtesë që nuk mund ta bëjnë në Bundesligë. Ndonjëherë është kështu”.
Sfida kundër Barcelonës? "Kur takohen skuadrat më të mira europiane, të gjithë janë shumë të motivuar. Sigurisht, ne jemi të vetëdijshëm që Barcelona e ka nisur mirë sezonin. Ata tashmë kanë shënuar shumë gola. Më pëlqejnë. Ne do të shtyjmë kufijtë tanë për ta fituar ndeshjen”.
Müller tha, se një çelës në ndeshjen e së martës, është që të gjithë duhet të jenë të qëndrueshëm në rikuperimin e topit, që të parandalojnë Barcelonën të ketë tranzicione të shpejta, në të cilat lojtarët si Lewandowski mund të bëjnë shumë dëm nëse u jepen liri.
B.T (Dosja.al)
Sport
12 Shtator 2022, 15:55
ZVICER - UEFA njoftoi të hënën shtyrjen e ndeshjes së Europa League mes Arsenalit dhe PSV Eindhoven, e cila do të luhej këtë...
Sport
12 Shtator 2022, 15:43
FRANCE - ‘Roazhon Park’ në Rennes nuk do të jetë i mbushur plot të enjten ndaj Fenerbahces në Europa League (21.00), ndes...
Sport
12 Shtator 2022, 15:26
TURQI - Një nga talentet më të mëdhenj në futbollin turk i thotë lamtumirë futbollit. Në moshën 35-vje&ccedi...
Sport
12 Shtator 2022, 14:58
SPANJE - Reagimet e trajnerëve shpesh janë në qendër të vëmendjes së fotografëve apo kameramanëve. Këtë...
Sport
12 Shtator 2022, 14:41
Andrea D’Amico
KOSOVË- Presidenti i Federatës së Kosovës Agim Ademi priti në takim agjentin e futbollit nga Italia, Andrea D...
Sport
12 Shtator 2022, 13:52
ANGLI- 12 muaj. Kjo është koha që Chelsea ka përpara në mënyrë që N'Golo Kante (31 vjeç) të mos largohet v...
Sport
12 Shtator 2022, 12:59
ITALI- Silvio Berlusconi paralajmëron trajnerin Stroppa, i konfirmuar deri tani nga klubi italian, por gjithmonë nën vëzhgim p&eum...
Sport
12 Shtator 2022, 12:59
Hasan Salihamidzic
GJERMANI- Barcelona po përgatitet për sfidën e saj më të vështirë teksa do të përballet me ...
Sport
12 Shtator 2022, 12:35
ANGLI - Liga angleze (EFL) sapo ka lëshuar një deklaratë, ku njofton nga sot rikthimin e futbollit në ishullin britanik, pas ndalesës...
Sport
12 Shtator 2022, 12:35
GJERMANI- 2 nëntor 2019 ishte një ditë e mrekullueshme për Bundesligën, sepse derbi i parë në histori u luajt midis Hertha-...