Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Mohamed Salah është kthyer në Liverpul shumë më herët se ç'pritej. Trajneri i Egjiptit donte ta ruante yllin e Liverpool nga dëmtimi i mundshëm kundër rivalëve të tyre 'të dhunshëm'

ANGLI - Mohamed Salah iu dha leja për t'u kthyer në Liverpool më herët, pasi u konfirmua se nuk do të luante për Egjiptin kundër Mauritanisë.
Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, konfirmoi se Salah ishte kthyer në Merseyside përpara kualifikueseve të Kupës së Kombeve të Afrikës për shkak të shqetësimeve rreth terrenit artificial të Mauritanisë.
Hasani ishte gjithashtu i frikësuar nga një dëmtim i mundshëm i Mo Salah, pasi ai e përshkroi Mauritaninë si një ekip me 'ndërhyrje të dhunshme'.
“Nëse ndonjë lojtar më kërkon të mos luaj në terren artificial, unë do të pajtohem me të,- tha Hasani. - Ekipi mauritanian luan fort dhe me ndërhyrje të dhunshme dhe fusha e tyre nuk është më e mira”.
Egjipti kryeson Grupit C, me nëntë pikë pas tre ndeshjesh, i ndjekur nga Bregu i Fildishtë, Botswana dhe Mauritania, të gjitha në tre pikë secila.

Kjo është arsyeja pse trajneri Hassan pranoi se nuk është i shqetësuar edhe nëse ekipi i tij nuk arrin fitoren e katërt kundër skuadrës nr.112 në renditjen e FIFA-s, por ata duhet të marrin të paktën një pikë.
"Jam shumë i shqetësuar rreth ndeshjes së Mauritanisë të martën, pasi fusha atje është shumë e vështirë,- tha Hasani. - Edhe nëse nuk fitoj atje, nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi për mua është të mos humbas.”
Rikthimi pa dëmtime i Salah në Liverpool pa dyshim që do të mirëpritet nga trajneri i Reds, Arne Slot, edhe pse ai nuk është i vetmi emër i madh që kthehet më herët se ç'pritej.
Qendërmbrojtësit Van Dijk është kthyer herët, pasi ai u përjashtua me karton të kuq gjatë barazimit 1-1 të Holandës me Hungarinë të premten. Kjo do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë të hënën.
Sakaq edhe mesfushori anglez Curtis Jones është rikthyer gjithashtu në Liverpool, pasi u largua nga kampi i “Tre Luanëve” për arsye personale.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Yjet spanjolë të futbollit Rodri dhe Dani Carvajal, të dy të lënë mënjanë nga dëmtimet e mundshme, b&eum...
FRANCE - Në vetëm pak javë, kur të fishkëllohet për fillimin e vitit 2025, Paul Pogba do të jetë në gjendje t&eum...
FRANCE - Kylian Mbappé e gjeti sërish veten në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Real Madrid është parë duke dal&...
ANGLI - Surreale dhe shqetësuese ajo që ndodhi në Villa Park para ndeshjes mes Aston Villas dhe Manchester United. Një per...
SPANJE - Vinicius Junior fluturon drejt majës së futbollit botëror. Në një sezon të komplikuar dhe në të cilin Real Ma...
ZVICER - FIFA është nën presion dy muaj përpara se të konfirmojë dhënien e Kupës së Botës 2034 për Arab...
ITALI - Në skenën e Festivalit të Trentos është dita e Milanit të të “Pamposhturve”. Mes të pranishmë...
ITALI - Nëse ka pasur ndonjëherë ndonjë alarm, tani mund të thuhet se është rikthyer qetësia: Thuram ka qenë duke...
URUGUAJI - Pas kritikave të ashpra të Luis Suarez ndaj tij, Marcelo Bielsa deklaroi se autoriteti i tij në krye të skuadrës...
SPANJE - Trajneri i Spanjës, Luis De la Fuente, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër D...