Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mesfushori Klaus Gjasula, tregon për atmosferën në radhët e kuqezinjve në prag të miqësores ndaj Lihtenshtejnit. “Në seancat stërvitore po përgatitemi shumë mirë që të jemi gati në momentin e duhur”, thotë ai
AUSTRI - Në prag të miqësores ndaj Lihtenshtejnit, në konferencën për shtyp, krahas trajnerit Sylvinho, ishte mesfushori Klaus Gjasula, i cili tregoi se atmosfera në Kombëtare është e shkëlqyer. Ai shtoi se zgjidhjet në fushë i bën trajneri dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin. Përsa i përket Europianit, Gjasula tha se është diçka shumë e veçantë dhe të gjithë lojtarët po përgatiten sa më mirë në seancat stërvitore.
Atmosfera në skuadër dhe mungesa e kapitenit Berat Gjimshiti? “Gjendja dhe atmosfera është e shkëlqyer si gjithmonë. Jemi në fazën përgatitore dhe po bëhemi gati fillimisht për dy ndeshjet e radhës, miqësoret ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit. Po presim kapitenin të vijë tani. Atmosfera është shumë mirë, kapiteni i duhet skuadrës. Do vijë me fitoren dhe frymën e mirë nga klubi i tij dhe shpresojmë që të na japi edhe ne pak nga ajo energji, po presim”.
Pozicioni i preferuar në fushë? “Unë jam mesfushor, kam ndihmuar edhe Darmstadt si mbrojtës, por unë do të jap maksimumin. Vendosjet në fushë i bën trajneri, sa minuta do t’i japi lojtarëve, titullar apo jo. Të gjitha do t’i menaxhojë ai dhe unë jam këtu për të dhënë maksimumin, për të ndihmuar ekipin dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Kemi disa muaj që nuk kemi luajtur bashkë, ndeshja nesër do na ndihmojë të gjejmë njëri-tjetrin. Nuk ka lidhje kundërshtari. Në muajin mars kemi pasur dy kundërshtar shumë të fortë. Ne po stërvitemi dhe çfarë kemi punuar aty do provojmë ta shfaqim në fushë. Ky është objektivi për këto dy ndeshje”.
Pjesëmarrja në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”? “Kampionati Europian është gjithmonë i veçantë. Mezi po e presim dhe ditët po kalojnë. Në seancat stërvitore po përgatitemi shumë mirë që të jemi gati në momentin e duhur”.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Iñaki Williams dhe Patricia Morales janë bërë, pa pasur nevojë për zhurmë, një nga çiftet m&eum...
Sabitzer bëri një lojë shumë të mirë, por nuk mjaftoi ZVICER - Borussia Dortmund jo vetëm që iu afrua fit...
ANGLI - Pas fitimit të Ligës së Kampionëve, Jude Bellingham u pyet në 'TNT' në lidhje me nënshkrimin e Kylian ...
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo qau pa ngushëllim, pasi humbi Kupën e Arabisë Saudite me penallti kundër Al Hilal. Ambicia e tij sp...
TURQI - Mesfushori belg Dries Mertens nuk do të jetë mes protagonistëve të Kampionatit Evropian, por do të vazhdojë të j...
ITALI - Cesc Fabregas është shprehur hapur. Trajneri aktual i Como-s, dhe ish-mesfushori i Arsenalit dhe Chelseat, beson se nuk është r...
AUSTRI - Trajneri Sylvinho doli sot në konferencën për shtypin në lidhje me përgatitjet e kombëtares shqiptare për Euro 2024....
GJERMANI - Joshua Kimmich ka qenë prej kohësh një aspiratë e Barcelonës. 29-vjeçari gjerman ishte objekt i dëshir...
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho doli në konferencë për shtyp në prag të miqësores që do luhet të hënë...
Mesfushori i Shqipërisë, Klaus Gjasula iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në prag të ...