Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“Kur fiton ndeshje, kritikat zvogëlohen, por nuk duhet të humbasësh syrin kritik ndaj vetes dhe të vazhdosh të përmirësohesh në çdo lojë. Kjo është ajo që ne po bëjmë,”- mesfushori portugez

ANGLI - Bruno Fernandes foli për shtypin pas fitores ndaj Arsenalit (3-1), në ditën e gjashtë të ndeshjes së Premier League. Mesfushori i Manchester United përforcoi rëndësinë e fitores dhe zbuloi sekretin që skuadra të kishte kaluar në fillim të sezonit.
“Ne jemi i njëjti ekip, por në një kohë të ndryshme. Futbolli është i tillë. Kur fiton ndeshje, kritikat zvogëlohen, por nuk duhet të humbasësh syrin kritik ndaj vetes dhe të vazhdosh të përmirësohesh në çdo lojë. Kjo është ajo që ne po bëjmë.”
Kështu tha ai për Viaplay, duke folur edhe për ndikimin që pati humbja ndaj Brentford (0-4): “Në qendrën stërvitore mund të shihje menjëherë se diçka po ndodhte, të gjithë donin të ndryshonin gjërat përreth, ne e dinim se çfarë duhej të bënim dhe u nisëm për të punuar. Të gjithë duhej të shiheshim në pasqyrë dhe të kuptonim se çfarë duhej të bënim më mirë, pastaj u mblodhëm dhe kjo është arsyeja pse po marrim rezultate”.
Mesfushori sulmues Bruno Fernandes foli edhe për rolin e tij si kapiten. “Ne kemi disa kapitenë dhe padyshim që Maguire është i pari. Është nder për mua të marr shiritin në fushë, por secili duhet të jetë kapiten në mënyrën e vet. Ndonjëherë të duhet dikush që të bërtasë më shumë, të urdhërojë më shumë dhe unë nuk e kam problem të jem ai person”, shpjegoi ai.
Më në fund, 27-vjeçari portugez u shpreh edhe për Antonin e porsaardhur. “Është e shkëlqyeshme dhe jam shumë i kënaqur me atë që ai bëri. Ai nuk ka bërë ende shumë stërvitje me ne dhe presim shumë më tepër prej tij. Ka shumë presion mbi të, sepse ai është ende duke u përshtatur në Premier League, por ka cilësi për të qenë i mrekullueshëm”.
B.T (Dosja.al)
FRANCË- Telenovela e Paul Pogba-Mbappe vazhdon të jetë e nxehtë. Pak ditë më parë, Mathias, vëllai i lojtarit të ...
ITALI- Milan fitoi me meritë derbin e parë të sezonit 2022-2023. Kuqezinjtë mundën Interin 3-2 me një paraqitje shumë t&eum...
ANGLI- Manchester United-Arsenal ishte kryendeshja e javës në Premier League. Dy skuadrat vinin në javën e gjashtë të kampionati...
ITALI- Sigurisht që nuk është një periudhë e mirë për Interin, i cili po përjeton javë të vështira mes ...
Christophe Galtier FRANCË- Ditën e martë, në përballjen e parë të Champions League, Juventus do të gjejë nj&eu...
SHBA- Gjesti i mesfushorit të New York Red Bulls, Dru Yearwood në humbjen 0-2 në MLS kundër Philadelphia Union, sigurisht që nuk do t...
KATAR- Kupa e Botës 2022 po afron dhe Katari, vendi pritës, vendos t'i japë dritën jeshile shitjes së birrave gjatë periudhë...
ANGLI- Lewis Hamilton te Manchester United? Piloti i Formula 1 sqaron gjithçka. 37-vjeçari ka lënë të kuptohet se është...
ITALI- Gerry Cardinale, presidenti i ri i Milanit, shkoi në Milanello këtë mëngjes për të vizituar godinën dhe për t&e...
ITALI- Informacione, paralajmërime dhe ndalime. Liverpool ka nxjerrë rregullat për tifozët në kuadër të ndeshjes në tr...