13 Nëntor 2023, 14:41
Nga DOSJA
TIRANE - Ka një ndryshim në listën e Kombëtares për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të “Euro 2024” ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Departamenti i Komunikimit në FSHF-së bën me dije se mbrojtësi Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për këto dy sfida për shkak dëmtimi.
Futbollisti është dëmtuar gjatë ndeshjes së fundit në kampionatin rumun me Cluj, por është paraqitur që mbrëmë në grumbullimin e Kombëtares, duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.
Pas rezonancës magnetike është konkluduar se Ajeti ka një dëmtim në muskujt e pasëm të kofshës së majtë dhe ka nevojë për disa ditë pushim para se të nisë rikuperimin.
Në këto kushte, trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë për këto dy ndeshje mbrojtësin Jon Mersinaj që luan me Lokomotivën e Zagrebit, i cili do të bashkohet me ekipin në orët në vazhdim. Lojtarët e tjerë nuk kanë probleme fizike dhe i gjithë grupi pritet të plotësohet gjatë mbrëmjes së të hënës.
B.T (Dosja.al)
Sport
13 Nëntor 2023, 12:17
TURQI - Anglezi Jonjo Shelvey, i cili këtë sezon është i huazuar nga Nottingham Forest te Rizespor në Turqi, ka shënuar një g...
Sport
13 Nëntor 2023, 12:04
ITALI - Në konferencën për shtyp pas ndeshjes mes Lazios dhe Romës, e cila përfundoi në barazim pa gola, trajneri M...
Sport
13 Nëntor 2023, 11:46
GJERMANI - Thomas Tuchel nuk e fsheh admirimin e tij për Kylian Mbappé dhe i pyetur për mundësinë që francezi të shkojë...
Sport
13 Nëntor 2023, 11:23
SPANJE - Alarm te “Son Moix”, pas dëmtimit të Vedat Muriqit në ndeshjen e shtyrë ndërmjet Kosovës dhe ...
Sport
13 Nëntor 2023, 11:02
ARABIA SAUDITE - Sulmuesi brazilian Neymar ka shpërndarë një foto të imazhit të tij të ri në storjet e tij n&e...
Sport
13 Nëntor 2023, 10:38
ANGLI - Trajneri argjentinas, i tërbuar pas ndeshjes, pasi u ankua për minutat e pakta që gjyqtari akordoi në kohën shtesë, pranon...
Sport
13 Nëntor 2023, 07:30
ANGLI - Në fund të një ndeshjeje krejtësisht të çmendur, Chelsea - Manchester City, që përfundoi në barazim (4-4)...
Sport
13 Nëntor 2023, 07:12
SUEDI - Dita e 30-të dhe e fundit e kampionatit suedez, vendimtare për titullin mes Malmö dhe Elfsborg, mori shumë kohë për të...
Sport
13 Nëntor 2023, 06:15
KOSOVE - Përfaqësuesja e Kosovës ka mposhtur Izraelin me rezultat 1-0 në ndeshjen e fazës kualifikuese për “Euro 2024&...
Sport
13 Nëntor 2023, 00:10
KOSOVE - Tifozët shqiptarë kanë ofenduar himnin kombëtar të Izraelit në fillim të ndeshjes mes Kosovës dhe&nbs...