LIVE UPDATES
Sport

“Ne jemi një”, presidenti Duka: “Forca e skuadrës është grupi, Shqipëria gati!”

“Slogani “Ne jemi një” është i Sylvinhos në Kombëtare, i cili ka arritur që ta implementojë, ta injektojë te futbollistët që ne jemi nji. Forca e skuadrës tonë kjo është, që ne jemi një”.

15 Qershor 2024, 14:42 Nga DOSJA
“Ne jemi një”, presidenti Duka: “Forca e skuadrës

GJERMANI - Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” në prag të ndeshjes debutuese të Shqipërisë ndaj Italisë në ‘Euro 2024’.

Kreu i qeverisë shqiptare të futbollit foli për gjendjen e skuadrës, marrëdhëniet e mira me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, trajnerët italianë që kanë drejtuar Shqipërinë dhe disa tema të tjera. Presidenti Duka theksoi se Kombëtarja shqiptare është një dhe se forca e skuadrës është grupi.

Si ndiheni, pjesëmarrja e dytë në një Europian? “Sa më shumë afrohet ndeshja, aq më shumë emocione kemi të gjithë. Padyshim është një ndeshje shumë e rëndësishme, është sfida e parë. Situata e skuadrës është shumë e mirë, gjendja emocionale dhe shëndetësore është e mirë. Të shohim, pa përjashtuar edhe emocionet e rastit”.

Keni thënë që ndeshja ndaj Italisë është sfida më e rëndësishme e historisë për Shqipërinë? “Ndeshja është e bukur sepse luajmë kundër një vendi me histori në futboll, kundër një vendi mik dhe që kemi marrëdhënie shumë të mira jo vetëm sportive por nga të gjitha këndvështrimet. Shumë shqiptarë jetojnë në Itali. Të gjitha këto e bëjnë akoma më interesante ndeshjen. Por luajmë kundër kampionëve të Europës dhe është shumë e bukur të luash kundër kampionëve të Europës. Për mua është bukur, por e vështirë. Ne e njohim realitetin e skuadrës italiane, e njohim sa e mirë është. Është bukur që t’i sfidojmë dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën që të kënaqim sa më shumë ato që do të jenë në stadium dhe para ekraneve”.

Kundërshtarë me Gravinën? “Nuk do të doja kurrë që të isha në pozicione kundërshtare me Gravinën, pasi marrëdhëniet e mia me Gravinin janë fantastike. Unë e vlerësoj shumë si President, si njeri dhe si mik. Por futbolli prandaj është i bukur pasi të vendos përballë shpeshherë edhe me vëllain, jo më me shokun apo me mikun. Do jemi vetëm për 90-të minuta kundërshtarë, ne jemi gjithmonë bashkë si miq dhe për të mirën e futbollit”.

Çfarë i kanë sjell trajnerët italianë Kombëtares shqiptare? “Të gjithë kanë pasur kontribute pozitive dhe kanë sjell zhvillim në futbollin shqiptar. De Biazin nuk mund ta harrojmë sepse ne për herë të parë në një kompeticion të rëndësishëm Europian shkuam me De Biazin. Reja gjithashtu ka bërë një punë të mirë, ka bërë rezultate të mira, ka bërë zhvillim dhe një lloj rinovimi të skuadrës. Ne jemi këtu si rezultat i punës së vazhdueshme të të gjithëve, stafeve, Federatës dhe futbollistëve”.

Shumë futbollistë me origjinë shqiptare luajnë në kampionatin italian? “Ne kemi numër të madh futbollistësh që luajnë në Itali. Në Federatën Italian në mos gabohem janë regjistruar rreth 16 mijë. Si rrjedhojë që ka shumë shqiptarë të regjistruar në të gjitha nivelet e futbollit italian, janë edhe këto që luajnë në Seria A. Kjo më bën krenar, sepse janë një vlerë e shtuar e një kualitet për ekipin Kombëtar dhe falë tyre ne jemi sot pjesë e Europianit. Gjëja që më bën më shumë krenar është që jemi pjesë e Europianit falë kontributit të tyre, stafit, Federatës dhe të gjithëve”.

Cili mendoni se do të jetë futbollisti i ardhshëm shqiptar që do të zbarkojë në Itali? “Ka shumë kandidatë që mund të vijnë, qoftë nga kampionati shqitpar, qoftë edhe nga ekipet e moshave që janë në Itali, nga ekipet Kombëtare të Shqipërisë. Nuk është se mund të veçojë ndonjë talent për momentin, por nga këto që luajnë në Kombëtare besoj që ka një të ardhme Medon Berisha që është te Lecce dhe dy vëllezërit Shpendi”.

Sylvinho rezultoi zgjedhja e duhur, cila mendoni se është sekreti i punës? “Sekreti i suksesit të Sylvinhos e para është puna sistematike, përkushtimi në punë. Gjithashtu edhe aftësia për të krijuar një grup të harmonizuar dhe realisht slogani “Ne jemi një” është i Sylvinhos në Kombëtare dhe ka arritur që ta implementojë, ta injektojë te futbollistët që ne jemi nji. Forca e skuadrës tonë kjo është që ne jemi një.

Çfarë mendoni për Luciano Spallettin dhe punën e tij te Italia? “Spalletti nuk ka diskutim që është një ekspert futbolli. Ka bërë mirë në të gjithë të shkuarën e tij. Ka bërë mirë së fundmi ose para Kombëtares te Napoli dhe gjithashtu ka bërë mirë në Kombëtaren italiane. Duke dora e tij në organizimin e lojës, në harmonizimin e të gjithë komponentëve të ekipit. Është një ekspert dhe një vlerë shumë e shtuar për Kombëtaren italiane”.

Futbollisti i Italisë që i druheni më shumë? “Kombëtarja italiane ka shumë kualitete brenda, pavarësisht se thuhet nuk është Italia më e mirë. Unë mendoj që thuhet kështu pasi njerëzit në përgjithësi janë nostalgjikë dhe kujtojnë të shkuarën më kualitative. Por sot në gjirin e Kombëtares italiane ka futbollistë me shumë kualitet si Barella, Frattesi, Chiesa, Scamacca, Donnarumma. Ka shumë kualitete dhe nuk dihet nga kush mund të vijë e keqja dhe dëmi në kuptimin e rezultatit”.

Çfarë ndeshje prisni të shtunën, si mendoni se mund të përfundojë ndeshja? “Unë uroj që të jetë një ndeshje e bukur dhe me emocione. Padyshim që Italia është favorite, është Kampioni i Europës në fuqi, por jemi 11 kundër 11, topi është i rrumbullakët ne jemi në gjendje të mirë dhe do të tentojmë që ta fitojmë ndeshjen”.

Spanja, Kroacia, Italia dhe Shqipëria a mendoni që ky është grupi më i fortë i Europianit dhe a keni shpresa që Shqipëria do të kalojë më tej duke shkruar historinë? “Tre nga skuadrat e grupit janë më të mirat e Europës që mund të pretendojnë për ta fituar Europianin dhe nuk është çudi që një nga këto ta fitojë. I kanë të gjitha mundësitë për ta fituar dhe skuadra që do t’i sfidojë jemi ne. Kështu që padyshim që kam një lloj shprese që ne mund ta kalojmë grupin dhe po të kalojmë grupin mund të bëjmë akoma më shumë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet