Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Admirimi për CR7 ka qenë prej kohësh i njohur, kur ai shpërtheu në Monaco, përpara se të shkonte te PSG, kur publikua një foto e tij, si fëmijë, me disa postera të Ronaldos në dhomë.

KATAR - Për Kylian Mbappé, i cili në moshën 23-vjeçare do të përpiqet këtë të dielë të bëhet lojtari i dytë më i ri që bëhet dy herë kampion bote (vetëm Pelé e ka arritur këtë më parë, në moshën 21-vjeçare), lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, është portugezi Cristiano Ronaldo.
Ai që e garanton këtë është mbrojtësi Abdou Diallo, i cili luajti te PSG me Mbappé nga viti 2019 deri në verën e kaluar (është largua në formë huazimi te RB Leipzig) dhe kishte qenë shok skuadre me ish-sulmuesin e Monacos.
“Nëse përmendni Lionel Messin kundër Cristianos, nëse është e nevojshme, Mbappé do të debatojë me ju për një orë”,- tha ai, cituar nga Daily Mail. “Cristiano Ronaldo është fjalë për fjalë gjithçka për Kylian Mbappé. Për të, Cristiano është i paprekshëm.”
Dhe nëse është e vërtetë, që Diallo nuk është më në PSG, ai ka parë bashkëjetesën mes Mbappe dhe Messit në sezonin e parë në Parc de Prínces, e cila mesa duket nuk e ka ndryshuar mendjen.
Admirimi i sulmuesit për CR7 ka qenë prej kohësh i njohur, kur ai shpërtheu në Monaco, përpara se të shkonte te PSG në transferimin e dytë më të shtrenjtë në histori, kur u publikua një foto e tij, si fëmijë, me disa postera të Ronaldos në dhomë.

Pak ditë më parë, pas një mesazhi të kapitenit të kombëtares së Portugalisë në Instagram, pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës nga Marokut, Mbappé iu përgjigj publikimit me tre emoji: një kurorë, duart e bashkuara (mirënjohje) dhe një GOAT (përdoret si për të thenë ‘më i miri’). Dhe këto tre imazhe mjaftuan për të ndezur disa polemika, për faktin se Mbappé dhe Messi tani janë bashkëlojtarë.
Por dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Në diskutimin për më të mirin në botë, Mbappé është pozicionuar. Dhe kjo mund të ndihmojë për ta mbajtur atë të ndezur, sepse ka nga ata që thonë, se nëse argjentinasi bëhet kampion bote, ai do të hyjë në një nivel të paarritshëm për Ronaldon. Por jo për Kylian.
B.T (Dosja.al)
KATAR - Në Katar prej 10 ditësh, Ronaldinho nuk i ka parë të gjitha ndeshjet e Botërorit. Por padyshim që ka një mendim ...
kolina KATAR - Prej orës 16:00 ka startuar finalja e ashtuquajtur e vogël mes Kroacisë dhe Marokut në të cilën u shënuan...
KATAR - Si çdo kompeticion i madh, edhe Kupa e Botës e këtij viti ka nxjerrë shumë heronj dhe lojtarë që kan&eu...
KATAR - Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, garantoi këtë të shtunë, në një konferencë për shtyp të mbajtu...
GJERMANI - Ish-fituesi i Kupës së Botës, Juergen Klinsmann, ka thënë se gara në Katar ka treguar se lojtarët që janë...
ANGLI - “Humbjet” më të mëdha që pati gjatë ndeshjeve të fazës së grupeve të Botërorit të...
KATAR - Me një “letër” djali i yllit të madh të skuadrës ka tentuar të inkurajojë babain e tij, Lione...
ANGLI - Futbollisti legjendar ukrainas ka qenë një përçues mesazhesh paqeje gjatë kësaj periudhe të vështirë p&...
KATAR - Nëse ka pasur dyshime për praninë e Karim Benzema me skuadrën e Francës, që do të luajë në Kupën e Bot...
KATAR - Szymon Marciniak i Polonisë do të vendosë drejtësi në finalen e së dielës mes Argjentinës dhe Francës n&eum...