Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shoferi i taksisë, që udhëtoi 120 km për të gjetur portierin e njohur, pas dy javësh mori fanellën e një lojtari, me vlerë 100 euro, në këmbim të kthimit të portofolit me 800 euro cash dhe disa karta bankare

GJERMANI - Manuel Neuer ka qenë në lajme orët e fundit, por jo për arsye futbolli. Një shofer taksie nga Mynihu, i cili është identifikuar si Hazir S., ka shprehur për 'Sky Germany' pakënaqësinë e tij ndaj portierit të Bayern Munichut. Neuer ka harruar portofolin e tij në automjet me rreth 800 euro cash dhe disa karta bankare. Shoferi shkoi për t’ia kthyer atë në shtëpinë e tij, por në kthim mori si shpërblim 'vetëm' fanelën e një lojtari.
Gjithçka filloi në Odeonsplatz, një shesh qendror në Mynih, ku shoferi i taksisë mori Neuer dhe një mik për një udhëtim. “E njoha menjëherë, por nuk iu afrova”,- shton shoferi. Gjithçka shkoi normalisht derisa duke pastruar automjetin, ai gjeti portofolin e kapitenit të Bayern Munichut .
Portofoli përmbante dokumentet personale të Manuel Neuer, rreth 800 euro para në dorë dhe dy karta krediti. Kur mbaroi turni i tij, taksisti shkoi në banesën ku e pa për herë të fundit, por nuk mori përgjigje. Nuk e gjeti as në adresën e tij personale, adresën e së cilës e mori vesh nga letërnjoftimin e portierit. Përfundimisht, ai ishte në gjendje vetëm t'ia dorëzonte çantën menaxherit të Neuer, i cili mblodhi detajet e kontaktit të tij.
Në përfundim, taksisti pretendon se ka bërë rreth 120 kilometra për të kthyer portofolin. Zhgënjimi i tij erdhi kur mori shpërblimin. Dy javë më vonë ai mori një fanelë të Bayern Munichut, me Neuer në shpinë, por pa një dedikim, apo letër falënderimi. “Shpërblimi është tallje, unë kam katër fëmijë”, tha shoferi.
Ankesat e shoferit të taksive janë të arsyeshme. Për 120 kilometrat që udhëtoi, duke kërkuar Manuel Neuerin , do të kishte fituar rreth 400 euro duke punuar. Sipas ligjit, ai do të kishte të drejtën e 34 eurove për kthimin e portofolit me atë shumë parash, sipas ‘Bild’. Megjithatë, kritikat janë hedhur për koprracinë e portierit të Bayernit dhe skuadrës gjermane. Një Neuer që sezonin e ardhshëm do të marrë 18 milionë euro pagë fikse.
B.T (Dosja.al)
JAPONI - Kodokan është ‘Meka’ e xhudos, vendi në të cilën japonezi Jigoro Kano krijoi këtë sport në vitin ...
GJERMANI - Mats Hummels është autokritik dhe pranon se nëse do të ishte në vendin e drejtuesve të Borussia Dortmundit, k...
SHBA - Chelsea bie në një miqësore kundër Charlotte. Gjatë turneut në Shtetet e Bashkuara, ‘blutë’ e ...
SHBA - Barcelona dhe Spotify festuan marrëveshjen e tyre të sponsorizimit këtë mëngjes, me një festë në...
SHBA - Familja Beckham nuk po përjeton kohën më të qetë sot dhe jo pikërisht për shkak të problemeve të bren...
ANGLI - Një moment si fundi i kampionatit botëror të Formula 1 më 2021 në Abu Dhabi nuk duhet të jet&eu...
SPANJE - Ndërsa Mauro Icardi, lojtar i PSG-së, është në turne me ekipin e tij në përgatitje për sezonin...
SHBA - Mike Tyson ishte i pathyeshëm në ring, por ish-kampioni 56-vjeçar duket i bindur se nuk i ka mbetur shumë ...
SHBA - Manchester City i Pep Guardiolës mundi Amerikën e futbollit meksikan 2-1 në një ndeshje miqësore...
SPANJE - Siç raporton gazeta spanjole “Marca”, uruguajani ka arritur një marrëveshje parimore me klubin e La Ligës, ...