Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik
4 Qershor, 21:28
Betejë pa li...
Sport
Një Egnatia “e frikshme” në krye, gjunjëzon Vllazninë me tre gola për 18 minuta…
Skuadra rrogozhinase me 33 pikë pas 15 javësh, ruan kreun e vetmeRROGOZHINE - Egnatia konfirmon forcë si skuadër dhe formën pozitive që po kalon. Në kuadër të javës së 15-të të Superiores, përballë Vllaznisë në “Arena Egnatia” fitoi me rezultatin e pastër 3-0, duke u ngjitur në kuotën e 33 pikë ddhe kryesar renditjen e Kampionatit të 85-të kombëtar.
Gjithçka u zgjidh në 45 minutat e para. Në këtë hark kohor, skuadra e Edlir Tetovës shënoi tre gola me Edison Ndrecën (23’), Gytis Paulauskas (32’) dhe Vusal Isgandarli (41’).
Tre gola të realizuar brenda 18 minutave, i mjaftuan ekipit nga Rrogozhina për të thyer shkodranët Vllaznisë që drejtohen nga Qatip Osmanit. Në 45 minutat e dyta rezultati nuk ndryshoi, megjithë përpjekjet e shkodranëve për të ngushtuar rezultatin.
Pas javës së 15-të Egnatia vijon të kryesojë Superioren me 33 pikë. Partizani e ndjek, me dy ndeshje më pak dhe me 28 pikë. Sakaq kuqeblutë e Vllaznisë mbeten në vendin e pestë me 17 pikë.
B.T (Dosja.al)
2 Dhjetor 2023, 17:12Nga DOSJA
RROGOZHINE - Egnatia konfirmon forcë si skuadër dhe formën pozitive që po kalon. Në kuadër të javës së 15-të të Superiores, përballë Vllaznisë në “Arena Egnatia” fitoi me rezultatin e pastër 3-0, duke u ngjitur në kuotën e 33 pikë dhe kryesuar renditjen e Kampionatit të 85-të kombëtar.