Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Taulant Seferi edhe Redon Xhixha, janë ndër lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës çka mund të sjelli ndryshime tek ekipi i Tiranës. Trajneri i kampionëve Orges Shehi tregon diçka më tepër rreth kësaj situate.
TIRANE - Skuadra kampione e vendit, Tirana, po përgatitet për sezonin e ri, i cili për ta fillon nga Champions League, ndryshe nga një vit më pare, ku nuk mundën të merrnin pjesë në kupat e Europës. Bardhebluve i është larguar kapiteni Erjon Hoxhallari, ndërkohë që Taulant Seferi me 19 golat e tij, apo edhe Redon Xhixha, janë ndër lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës çka mund të sjelli ndryshime tek ekipi. Gjithsesi Orges Shehi tregon për “Top Channel” diçka më tepër rreth kësaj situate.
“Jo vetëm Taulanti dhe Xhixha janë nën vëzhgim, por kjo do të peshohet mirë nga ana jonë. Nga ana sportive, sigurisht që ne duam që ata të rrinë këtu gjithmonë. Me sa dijeni kam unë, nuk ka ende një ofertë konkrete të kënaqshme për klubin. Unë personalisht si trajner nga ana sportive do të më vinte keq, do të isha i mërzitur për veten, por i kënaqur për lojtarët, nëse ata do të transferoheshin jashtë”.
Ferencvarosh, Ludogorec, Cluj, Maribor dhe Dundelanzh do të jenë rivalët e Tiranës, që të hënën do të mësojë se me cilin prej tyre do të përballet në Kupat e Europës, çfarë pretendimesh ka Shehi për këtë short?
“Shpresojmë që të kemi një kundërshtar të përshtatshëm dhe të mos ketë disnivel shumë me ne, por jemi të vetëdijshëm që janë vetëm dy ndeshje dhe duhet besim. Kampionatin mund ta marrë një skuadër me buxhet më të madh dhe më e plotë, kurse në këto ndeshje me eliminim çdo gjë mund të ndodhi”.
Prej shumë vitesh Orges Shehi ka qenë pjesë e Skënderbeut të sukseseve të mëdha europiane dhe ai ia di mirë kuptimin, vlerën apo edhe si fitohen këto takime europiane.
“Këtë eksperiencë që kam, pas 16 ndeshje në Champions League, do të mundohem t'ia transmetojë lojtarëve të mi, por gjithmonë e kam thënë, se ky është pasioni ynë, ky është futbolli ynë dhe ne duhet ta shijojmë. Një verë europiane është shumë më e bukur se sa një verë me vetëm stërvitje”.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Besojmë se nuk e keni harruar ish-futbollistin Christian Panucci. Deri para tri vitesh, në periudhën 2017-2019, ai ka qenë trajner...
SLLOVENI- Takimi mes Sllovenisë dhe Serbisë zhvilluar ditën e djeshme në Lubjanë nuk prodhoi tension, miqësor ishte edhe rezulta...
ARGJENTINË- Do të mjaftonte të rendisje numrin e trofeve të fituara me klubet, individualisht dhe me Argjentinën ose thjesht të ...
ITALI- Torino drejtuar nga trajneri Ivan Juric dëshiron shërbimet e Marash Kumbullës. Tekniku i ekipit torinez njeh aftësitë e ...
TIRANE - Në ceremoninë e betimit për marrjen e nënshtetësisë shqiptare, kryebashkiaku Veliaj tha se ky akt shënon një ll...
KATAR - Kjo e hënë është një datë shumë e rëndësishme në të ardhmen e futbollit botëror. Sepse ...
TIRANE - Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë pasditen e sotme, në orën 18:00, miqësoren me Estonin në stadiumin ‘Air Alba...
ANGLI - Tani gjithçka është zyrtarizuar. Talenti norvegjez Erling Haland ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin nga Ma...
SPANJE - Pablo Laso, trajneri i Real Madridit, ka bërë të ditur se edhe pse tashmë është “shumë mirë”...
BRAZIL - Edhe pse në pjesën tjetër të botës, ‘Dita e të Dashuruarve’ festohet më 14 shkurt, në&n...