"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Nota 3.9! Futbollisti i Kombëtares lë nam, zhgënjen në 5 kampionatet kryesore
Frederic Veseli në krye të renditjes. Por këtë herë në aspektin negativ. Sezonin e fundit, mbrojtësi i Komëbtares shqiptare ishte pjesë e Salernitanës në Serie A duke u aktiviuzuar në 8 takime si titullar.
27 Qershor 2022, 17:14Nga DOSJA
ITALI-Frederic Veseli në krye të renditjes. Por këtë herë në aspektin negativ. Sezonin e fundit, mbrojtësi i Komëbtares shqiptare ishte pjesë e Salernitanës në Serie A duke u aktiviuzuar në 8 takime si titullar. Shumë pak për 29-vjeçarin që nuk është se la gjurmë në elitën e futbollit italian.
Sajti i specializuar për statistikat e futbollit dhe vlerësimin e futbollistëve, “Whoscored” ka publikuar edhe tre futbollistët që kanë bërë ndeshjet më të këqija në sezonin që lamë pas, duke marrë për bazë 5 kampionatet më të mëdha europiane. Më datë 23 janar të këtij viti, Frederik Veseli luajti si titullar ndaj Napolit takim që përfundoi me shifrat 4-1.
Mbrojtësi e nisi sfidën si titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes, por la fushën e lojës i ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 53-të, kur edhe shkaktoi penalltinë e dytë në favor të vendasve.Për aq sa ishte në fushë, Veseli u vlerësua me notën 3.9, absolutisht më e dobëta që një lojtar ka marrë gjatë sezonit që lamë pas.
???? Worst rated performance in a match in Europe's top 5 leagues last season:
1⃣ Frederic Veseli (Salernitana) - 3.90 vs Napoli 2⃣ Ben Foster (Watford) - 3.91 vs Wolves 3⃣ Danijel Petkovic (Angers) - 3.93 vs Lens