LIVE UPDATES
Sport

“Notova për 28 orë, thuajse më zuri gjumi!” Australiania Eva Buzo tregon orët e vështira në mes të detit, në sfidën e Otrantos...

“Kur u futa në ujë isha vetëm 300 ndjekës në Instagram dhe kur e përfundova vura re që Instagrami im kishte shpërthyer ishte diçka shumë e bukur, as e kisha imagjinuar ndonjëherë që njerëzit do të ishin të interesuar për notin tim”.

30 Qershor 2023, 17:13 Nga DOSJA

“Notova për 28 orë, thuajse më zuri gjumi!”

TIRANE - Pas 28 orësh notim në det të hapur në kanalin e Otrantos, avokatja australiane me origjinë shqiptare, ndërpreu sfidën e saj, për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore dhe situatës jo të mirë në det.

Në një intervistë për Top Channel ajo sqaron edhe teknikisht, pse nuk ajo ishte dita e saj. “Uhh sa e vështirë… sigurisht unë e prisja që të ishte e vështirë. Në sfida noti të tilla pret që disa gjëra të mos shkojnë mirë, por në këtë notim asgjë nuk ishte në favorin tim. Unë mësova disa gjëra pasi e provova, kështu në ditën e parë m’u deshën 9 orë për të përshkuar 14 km, përgjithësisht në ditë normale mua më duhen 4 orë për atë distancë.

Sigurisht rrymat detare bëjmë të tyren, ndonjëherë i ke kundra ndonjëherë në favor dhe e kishim parashikuar notimin që mund të shkonte rreth 30 orë, sepse sipas ritmit tim, notoj gjysmë kilometri për një orë dhe kur fillon mendon këto vështirësi dhe kupton që të është dashur dyfishi i kohës për të bërë të njëjtën distancë që bën normalisht, fillon edhe nga ana psikologjike të rëndohesh dhe nëse gjithmonë mendon se mund t’ja dal, erdhi një pikë që thash, nuk është kjo dita.”- tha avokatja Eva Buzo.

“Notova për 28 orë, thuajse më zuri gjumi!”

Në përfundim të garës, Eva shfaqi disa foto, ku dukeshin shenjat  e lëndimeve të saj gjatë notit. “Me të përfunduar gara shkova në spital, por isha mirë, më ndihmuan dhe bën të gjitha kontrollet e nevojshme, por në fakt në fotografi dukej situate më e rëndë seç ishte. Thjesht isha shumë e lodhur, notova për 28 orë, thuajse më zuri gjumi,”- tha Eva Buzo.

Avokatja australiane me origjinë shqiptare tregon se në përsëritjen e sfidës do të ketë edhe disa shqiptarë në stafin e saj që njohin detin. “Tani që jam ende këtu kam takuar disa njerëz që e njohin shumë mirë detin në Vlorë dhe kam marrë këshillat e tyre, do të doja shumë që vitin tjetër që do ta përsëris, të kem disa prej tyre në stafin tim dhe ndoshta do t’ja dalim këtë herë.”- tha sfidantja australiane.

Mes shumë gjëra që e habitën Evën në këtë sfidë të parën të saj shqiptare ishte edhe Instagrami. “Kur u futa në ujë isha vetëm 300 ndjekës në Instagram dhe kur e përfundova vura re që Instagrami im kishte shpërthyer ishte diçka shumë e bukur, as e kisha imagjinuar ndonjëherë që njerëzit do të ishin të interesuar për notin tim. Mendoja që kur do të mbaroja garën do të gjeja vetëm kushërinjtë e mi që më prisnin në plash. U preka shumë pas gjithë atij suporti dhe jam shumë e kënaqur.”- tha avokatja Eva Buzo.

B.T (Dosja.al) 

 

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë