"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO/ Nuk ka fitues në derbin e Milanos, gjithçka mbyllet në paqe!
Një rezultat që ngadalësoi ambiciet e të dyja skuadrave.
2 Shkurt 2025, 20:24Nga DOSJA
ITALI - Derbi i 242-të i Milanos përfundoi 1-1, një rezultat që ngadalësoi ambiciet e të dyja skuadrave: Zikaltërit nuk arritën dot mbanin ritmin me liderët e Serisë A, Napolin, ndërsa kuqezinjtë humbën terren në zonën e Champions League.
Derbi i 242-të u zhbllokua në minutën e 45-të nga Reijnders, i cili rezultoi më i shpejti për të arritur tek topi që riktheu Sommer pas një gjuajtje diagonale nga Leao. Në fillim të pjesës së dytë, Maignan i mohoi Lautaros një rast të artë, më pas Bisseck (me kokë në minutën e 67-të), Thuram (goditja me kofshë në minutën e 82-të) dhe Dumfries (92) u ndaluan nga e njëjta shtyllë në të majtë të fushës.
Portieri francez dhe i gjithë Milani rezistoi deri në fund, kur kishinin mbetur 1 minut nga fundi i shtesës, por atëherë De Vrij ktheu në gol asistin e Zalewskit dhe 1-1.