Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mesfushori sulmues nxjerr në pah “rrugën e vështirë” të Spanjës deri në ndeshjen e fundit në Berlin
GJERMANI - Ndërkombëtari spanjol Dani Olmo siguroi këtë të premte se ekipi i vendit të tij ndjen mbështetjen e 48 milionë bashkatdhetarëve për finalen e Euro 2024 kundër Anglisë, që do të luhet të dielën, në Berlin (21:00).
"Do të jenë 11 mijë spanjollë në stadium, por ne do të ndiejmë mbështetjen e 48 milionëve nga Spanja. E kemi ndjerë këtë mbështetje gjatë gjithë garës dhe kjo na ka motivuar. Është një finale, po shkojmë me gjithçka", tha lojtari spanjol, i cili shënoi një nga golat në gjysmëfinale, kundër Francës (2-1).
Dani Olmo, i cili së bashku me Harry Kane të Anglisë kryeson listën e golashënuesve më të mirë në kompeticion, me tre gola, të barabartë me sllovakun Schranz, gjeorgjian Mikautadze, gjermanin Musiala dhe holandezin Gakpo, të cilët të gjithë tashmë janë tërhequr nga gara, pranoi se do të jetë speciale për të shënuar të dielën, në stadiumin Olimpik të Berlinit.
“Është një motiv shtesë, është e vërtetë, por gjëja më e rëndësishme është që ne të fitojmë, nuk ka rëndësi kush shënon, mund të jetë edhe Unai Simón (portieri). Unë jam i barabartë me Kane, por Fabián (Ruiz) ka dy dhe Morata një dhe nëse ata shënojnë, ne të gjithë mund të kemi nga tre gola dhe unë do të jem i lumtur”, tha lojtari, i cili luan për skuadrën gjermane Laipsigut.
Mesfushori sulmues siguroi se ndihej mirë fizikisht dhe mendërisht dhe kujtoi se skuadra spanjole, e cila ka fituar tre tituj evropianë (1964, 2008 dhe 2012), është "një lojë larg lavdisë dhe super e motivuar".
Dani Olmo e konsideroi rrugën e Spanjës drejt finales “jo të lehtë”, duke u siguruar që motivimi për të dielën të jetë i njëjtë me atë të ditës së parë.
"Ne kishim një rrugë të vështirë: Gjermania (në çerekfinale), e cila luajti në shtëpi, pastaj Franca (në gjysmëfinale) dhe tani kemi Anglinë. Por ne nuk mund të kërkojmë falje për këtë, jemi një hap larg fitores”, tha ai.
Spanja, tre herë kampione e Evropës dhe Anglia, finaliste në edicionin e fundit, do të luajnë ndeshjen vendimtare të Euro 2024 të dielën, me fillim nga ora 21:00, në Berlin, me arbitrin e francezit François Letexier.
B.T (Dosja.al)
BRAZIL - Philippe Coutinho ka rrëfyer se ka hequr dorë nga shumë përfitime për t'u rikthyer në Vasco da Gama, klubi ku do të ...
SPANJE - Rodri ka qenë një nga figurat kryesore në fushatën e Spanjës në Euro 2024 dhe të dielën e ardhshme, kundër...
SPANJE - Javier Tebas ka trajtuar edhe një herë temën e “fair play”-it financiar të Barcelonës, në një kohë ...
BRAZIL - Corinthians është i interesuar për nënshkrimin e Mario Balotellit dhe lojtari nuk heziton të vendosë kushtet e tij. Pavar...
SPANJE - Federata Mbretërore Spanjole e Futbollit, e kryesuar nga Pedro Rocha, ka vendosur të ftojë të gjithë punonjësit...
HOLANDE - Kapiteni i Holandës, Virgil van Dijk, tha se do të marrë në konsideratë të ardhmen e tij, si për klubin, ...
SPANJE - Në moshën 27-vjeçare, Donny Van de Beek do të bëjë një fillim të ri. Pas katër viteve të kaluara n&...
BRAZIL - Endrick nuk dëshiron të humbasë kohë për Real Madridin dhe do të shkurtojë pushimet e tij me dy javë, për ...
SPANJE - Shqetësim maksimal për Ronald Araujo te FC Barcelona. Qendërmbrojtësi i katalanasve u dëmtua me kombëtaren...
SPANJE - Aymeric Laporte është qendërmbrojtësi më i mirë në Eurokupë. Që nga hyrja në 11-she kundër ...