15 Shtator 2022, 11:33
Nga DOSJA

SPANJE - Gazeta ‘El Mundo’ publikon se ish-shefi i kabinetit të Luis Rubiales, president i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjol prej vitit 2018, denoncon pagesën e orgjive me paratë e Federatës. Gazeta raporton, se Juan Rubiales, xhaxhai dhe ish-shefi i kabinetit të presidentit të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF), ka denoncuar në Prokurorinë Kundër Korrupsionit, pagesën e festave private me paratë e federatës.
'El Mundo' publikon në llogarinë e saj në Twitter, se "sipas ankesës së Juan Rubiales, presidenti i RFEF-së mbajti "një festë në një shtëpi private në Salobreña në fillim të vitit 2020". Qëllimi zyrtar i ngjarjes ishte "një konferencë e punës, por që nuk ishte e tillë”.
RFEF (Federata Mbretërore e Futbollit Spanjol) e mohon këtë informacion në një deklaratë zyrtare. Ajo shpreh keqardhje të thellë dhe mohon kategorikisht deklaratat e bëra nga ish-shefi i kabinetit të presidencës në Prokurori në prillin e kaluar.
"RFEF shpreh keqardhje të thellë dhe mohon kategorikisht deklaratat e bëra nga ish-shefi i kabinetit të presidencës në Prokurori në prillin e kaluar. Ndërhyrja e plotë e Juan Rubiales që mbledh sot gazeta ‘El Mundo’ është edhe një herë një ushtrim i ri në gënjeshtrat dhe manipulimet e një ish-punonjësi federativ të prekur nga inati, si dhe nga aleancat e tij të demonstruara dhe të njohura nga ata që kërkojnë një përkeqësim të vazhdueshëm të imazhit të presidentit të RFEF".

B.T (Dosja.al)
Sport
15 Shtator 2022, 11:12
FRANCE - Pas Messit (37’), Mbappe (69’), Neymar (88’) mbylli fitoren 3-1 të PSG-së kundër Maccabi Haifa. Braziliani e festoi ...
Sport
15 Shtator 2022, 07:20
DANIMARKE - Sevilla arriti një barazim të trishtë pa gola në vizitën e tyre në FC Copenhagen për Champions L...
Sport
15 Shtator 2022, 06:56
ANGLI - Në përballjen me Dortmundin, Erling Haaland ishte protagonist. Sulmuesi norvegjez shënoi golin e fitores të Manchester Cityt ...
Sport
15 Shtator 2022, 06:51
ITALI - Kontestohet hapur dhe është hera e parë. Të paktën në tonet dhe mënyrat që u dëgjuan në stadium...
Sport
14 Shtator 2022, 22:58
EUROPË-Raundi i dytë i grupeve të Champions League dhuroi sa rezultate të bukura aq edhe interesante. Në Grupin G, Manchester City fi...
Sport
14 Shtator 2022, 22:47
ITALI- Surprizë e madhe në Grupin H të Champions League. Benfica fiton ndaj Juventusit në raundin e dytë me shifrat 1-2 dhe i jep nj&...
Sport
14 Shtator 2022, 21:58
SKOCI- Celtic-Shakhtar Donetsk përfundoi me rezultatin 1-1. Ndeshja e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve të Ch...
Sport
14 Shtator 2022, 21:36
ITALI- Pas fitores me Dinamon e Zagrebit, Stefano Pioli është shprehur i kënaqur me rezultatin, por nënvizon edhe vështirësit&eu...
Sport
14 Shtator 2022, 21:12
GJERMANI - Mërgim Mavraj është një prej ikonave të Kombëtares sonë në periudhën më të artë të...
Sport
14 Shtator 2022, 20:56
FRANCË- Ka një zhvillim të ri për rastin Pogba.Sipas Le Monde, në fakt, vëllai i mesfushorit të Juventusit u thirr në ...