"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Pas golit të shënuar, tifozi i hidhet Haaland në shpinë, jo një dosido, por një ish-kampion
Boksieri i njohur anglez ka festuar me sulmuesin e Cityt
28 Gusht 2023, 13:07Nga DOSJA
ANGLI - Lojtarët e Mançester Cityt mposhtën 2-1 Sheffield United dhe sërish Erling Haaland ishte autor goli. Edhe pse humbi një penallti në minutën e 37-të, Haaland shpejt shpengoi veten në minutën e 63-të, duke e dërguar pa mëshirë topin në rrjetë pas krosimit të Grealish.
Menjëherë pas golit, Haaland-it iu hodh në shpinë një tifoz, i cili vrapoi në fushë. Në fillim norvegjezi u befasua, por shumë shpejt një buzëqeshje ndriçoi fytyrën e tij, kur e kuptoi se ishte një tifoz i Cityt, i cili mezi priste golin e tij.
Forcat e sigurimi kanë reaguar me shpejtësi dhe e ka larguar tifozin nga fusha. Më vonë doli se nuk ishte një tifoz i zakonshëm, por në fakt ishte boksieri i famshëm nga Anglia, Terry Flanagan, një ish-kampion bote në WBO, nga 2015 deri në 2017.
Mediat angleze raportojnë se Flanagan me gjasë do të ndalohet të ndjekë ndeshjet për këtë ndërhyrje në fushë, pasi një veprim i tillë dënohet rëndë në Premier League.