21 Janar 2025, 17:52
Nga DOSJA
SPANJE - David Alaba, mbrojtësi i Real Madridit dhe kapiteni i kombëtares austriake, më në fund është rikthyer në fushë. Kjo është historia kryesore e ndeshjes Real – Las Palmas (4-1) në kuadër të javës së 20-të të La Ligës.
Rikthimi i lojtarit pas një pauze prej një viti e një muaji për shkak të një dëmtimi të rëndë la në hije fitoren e Realit për t’u rikthyer në vendin e parë përpara Atleticos dhe për t’iu shkëputur Barcelonës me shtatë pikë epërsi ndaj rivalit të tyre më të madh.
Alaba, mbrojtësi i pazëvendësueshëm i Realit që luan edhe në krahun e majtë, më 17 dhjetor 2023 pësoi një nga dëmtimet më të rënda në futboll. Pas gjysmë ore të ndeshjes kundër Villarrealit, ai ka këputur ligamentin e kryqëzuar.
Pritej që pushimi i tij të ishte i gjatë, por jo kaq i gjatë. Ai ishte dashur të kthehej në nëntor të vitit të kaluar, por situata e tij u komplikua, kështu që kthimi u zgjat fillimisht në dhjetor, e më pas në janar të këtij viti.
Kur Alaba më në fund hyri në fushë në minutën e 76-të të ndeshjes kundër Las Palmas, ai u prit me ovacione nga Bernabeu dhe lehtësim të madh nga shokët e tij, trajnerët dhe drejtuesit. Arsyeja për këtë është se Reali ka pasur probleme të mëdha me dëmtimet serioze të lojtarëve kryesorë, veçanërisht mbrojtësve, për pjesën e dytë të sezonit. Kjo është arsyeja pse kthimi i Alabas u prit me padurim dhe u festua në mënyrë demostrative.
Luka Modric nuk e luajti këtë ndeshje për shkak të pezullimit, por ka bërë një foto nga tribuna në momentin kur Alaba ka hyrë në lojë dhe e ka postuar në Instagram me një mesazh që e ka nisur në anglisht: “Është mirë që u ktheve” dhe mbaruar në kroatisht: “Vëlla!”.
Nuk ka munguar edhe një video e festës me rastin e rikthimit, e cila është organizuar nga bashkëlojtarët në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes ndaj Alaba. Duke vepruar kështu, hierarkia u respektua. Presidenti Florentino Perez ishte i pari që e përqafoi dhe e puthi. Më pas ishte radha e kapitenit Modric. Ai e përshëndeti ngrohtësisht Alaban: “Miku im, është shumë mirë që të kemi përsëri me ne”.
Alaba kaloi te Reali nga Bayerni me kosto 0 në verën e vitit 2021. Ai luajti 103 ndeshje për Realin, duke shënuar pesë dhe duke asistuar në nëntë raste.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 Janar 2025, 17:47
Ansu Fati, me Jorge Mendes dhe babain e tij, Bori Fati
SPANJE - Mbrëmë në Lisbonë ka pasur një takim mes p&eum...
Sport
21 Janar 2025, 17:36
ANGLI - Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim raportohet se ka dëmtuar një televizor të madh në dhomën e zhveshjes së ekipit ...
Sport
21 Janar 2025, 17:31
SPANJE - Javën e kaluar u përhap lajmi se trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, dhe bashkëshortja e tij, Cristina Serra, janë ndarë...
Sport
21 Janar 2025, 17:29
SPANJE - Grupi Arzábal i restoranteve në Madrid, i themeluar dhe i udhëhequr nga shefat e kuzhinës Álvaro Castellanos dhe Iv...
Sport
21 Janar 2025, 17:25
AUSTRALI - Janë luajtur sot në Melburn ndeshjet e para çerekfinale të grand slam-it të “Australian Open” në tenis, d...
Sport
21 Janar 2025, 17:12
TURQI - Ole Gunnar Solskjaer tashmë ka filluar të punojë te Besiktas. Të shtunën ai u konfirmua si trajner i ri, ndoqi ndes...
Sport
21 Janar 2025, 16:54
GJERMANI - Më shumë se 200 ndeshje të Bundesligës nën kontrollin e tij, 44 ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe mad...
Sport
21 Janar 2025, 16:40
Pas një edicioni të parë në 2024, "Grand Slami i shahut" i Magnus Carlsen do të rikthehet në shkurt
SHBA - A do të p&eum...
Sport
21 Janar 2025, 16:15
TURQI - Në mes të natës, një zjarr shkaktoi fatkeqësi në vendpushimin e skive Kartalkaya, që ndodhet në veri...
Sport
21 Janar 2025, 16:00
SPANJE - Ditë përpara se të shpërblehej nga APDM, trajneri spanjol, Luis de la Fuente, ka shqyrtuar disa çështje akt...