Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Guzhinieri i famshëm turk Nusret Gökçe, nuk le rast t’i shpëtojë pa u fotografuar me persona VIP. Në finalen e Botërorit në Katar, ai do të zbriste në fushë për t’u fiksuar me Leo Messin teksa gëzonte, duke prekur Kupën e Botës, gjë që nuk mund ta bëjë shumëkush…

KATAR - Pas Lionel Messit, mësohet se ‘viktimë’ e guzhinierit të shquar turk, më herët kishte rënë edhe ylli i futbollit francez, Kylian Mbappe. Ndjekësit e Salt Bae kanë kritikuar një video “të pakëndshme” të tij, të rishfaqur në Instagram me Kylian Mbappe.
Këto ditë pas finales të Botërorit “Katar 2022”, guzhinieri i famshëm e ka gjetur veten në qendër të vëmendjes për arsye të gabuara, pasi hyri në fushë pas finales së Kupës së Botës dhe ngacmoi Lionel Messin për një selfie.
Guzhinieri turk dhe ylli i Instagramit, emri i vërtetë Nusret Gökçe, u pa në fushë, madje edhe duke prekur Kupën e Botës kundër rregulloreve të rrepta. FIFA u detyrua të bënte një pranim poshtërues se ai nuk duhet të kishte qenë kurrë në fushë në radhë të parë.
Por nuk është hera e parë që Salt Bae fokusohet me futbollistët më të mirë. Në një video të rishfaqur, ai u pa duke pozuar me Mbappe në lokalin e guzhinierit Nusr-Et në ishullin Mykonos të Greqisë.
I ulur përkrah manjatit të biftekut, Mbappe mund të dëgjohet duke thënë: “Ishte një natë e mirë. Një kënaqësi që erdha me mikun tim”. Salt Bae përgjigjet: “Gjithmonë”. Dyshja shtrëngojnë duart dhe Mbappe i shkel syrin kamerës përpara se Salt Bae t’i japë futbollistit një puthje në faqe.
Ndjekësit e shefit të guzhinës thanë se Mbappe dukej “në siklet” në pamjet e korrikut 2021. Njëri tha: “Mbappe nuk ishte rehat!!”. Një tjetër shkroi: “Unë personalisht nuk do ta pranoja”. Kjo video vjen pas fotove të tjera të rishfaqura tregojnë Salt Bae që ndërhyn në festën e Real Madridit pas fitores së Champions League në 2018.
Në një seri videosh të postuara në Instagramin e tij, ai shihet teksa ndërpret festën e Angel di Maria, Cristian Romero dhe Lisandro Martinez, teksa pozonin me Kupën e Botës, duke e vënë treshen në siklet. Ai u pa duke kapur Lionel Messin nga supi të paktën dy herë, ndërsa Leo i hutuar u përpoq ta largonte atë. Këmbëngulja e tij u shpërblye pasi më në fund mori një selfie me sulmuesin më të madh të të gjitha kohërave.
Për sjelljen e guzhinierit të famshëm Nusret Gökçe, FIFA po kryen një hetim të brendshëm për të parë se si mundi ai të zbriste në fushë. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, madje nuk e ndjek më Salt Bae pas veprimeve të tij të turpshme.
Kjo edhe turku ka krijuar një miqësi shumëvjeçare me presidentin e FIFA-s, Infantino. Ata janë fotografuar disa herë së bashku dhe shefi i futbollit ka shpërthyer në lëvdata për yllin e shquar të Instagramit, shefin e restoranteve Salt Bae.
B.T (Dosja.al)
BRAZIL - 24 orët e mëparshme ishin jashtëzakonisht të vështira për familjen e Peles, dhe ajo i kaloi Krishtlindjet n&e...
TURQI - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, këtë herë është marrë me çështjet e futbollit, një passion i tij i...
ANGLI - Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është kritikuar në rrjetet sociale nga tifozët myslimanë, pasi postoi një foto të...
AUSTRI - Red Bull është një ekip që po ecën me vrap. Disa e quajnë arrogancë, të tjerë se nuk dinë...
FRANCE - Të lënë për të pushuar të shtunën, lojtarët e Paris-SG rifillojnë stërvitjet këtë të h...
Gianluca Ferrero, presidenti i ri Juventusit ITALI - Një Boxing Day shumë ndryshe nga të tjerat për Juventusin. Në fakt,...
Fernando Santos, trajneri i Portugalisë, flet me Cristiano Ronaldon në stol PORTUGALI - Botërori ka mbaruar dhe si gjithmonë, na lë...
KATAR - Jero Freixas, një tifoz i njohur argjentinas i futbollit, shkoi në Katar duke kërkuar ëndrrën për të parë Argj...
FRANCE - Breel Embolo ishte sërish protagonist, por këtë herë larg fushave të lojës, pasi Lamborghini i tij u për...
SPANJE - Është zyrtarizuar huazimi te Wolverhampton në Premier League, i sulmuesit brazilian të Atletico Madridit, Matheus Cunha. Bra...