LIVE UPDATES
Sport

Për shqiptarin e Napolit, Amir Rrahmanin, ‘çelësi’ i suksesit është vetëm fjala “Punë”…

“Këshilla është me punu fort, nuk është mjaftueshëm ajo që bën në klub. Në kohën kur isha unë, përveç asaj që bënim me skuadrën, bëja edhe me trajner personal, shumicën e kohës bëja dy herë në ditë stërvitje”.

29 Korrik 2024, 17:19 Nga DOSJA
Për shqiptarin e Napolit, Amir Rrahmanin, ‘çelësi’

ITALI - Pas një karriere fillestare te Drenica, më pas te Partizani, Amir Rrahmani merr një rritje të madhe në karrierën e tij. Pas kalimit në kampionatin kroat me Splitin ai kalon te Dinamo Zagreb dhe nga viti 2020 filloi aventura e tij në kampionati italian, fillimisht me Veronën dhe prej mëse 5 vitesh me Napolin, kundërshtari i luksit të kampionëve të Shqipërisë, skuadrës së Egnatias mbrëmjen e së dielës.

Në një intervistë për Top Channel, Amir Rrahmani tregon më tepër rreth kontaktit të parë, si kundërshtar i një ekipi shqiptar.

“Më rikthehen kujtimet e menjëhershme kur isha edhe më i ri, është gjithmonë kënaqësi të luash miqësore kundër ekipeve shqiptare është bukur, edhe pse ne nuk jemi më të mire, pasi dallon përgatitjen që ka bërë Egnatia dhe ne që kemi filluar më vonë. Jemi duke u përgatitur shumë mirë, pak është e vështirë tani me trajnerin Konte, por jemi mirë. Normalisht po e shihni edhe vetë që jemi shumë të lodhur për shkak të përgatitjeve që kemi bërë.

Pastaj na janë ndërruar shumë trajnerë. Gjithmonë duhet me ju përshtatur trajnerit të ri me kërkesat që ka, nuk është shumë e lehtë, sepse ky është viti i 5-të me Napolin për mua dhe normalisht me lujt gjithmonë dhe me qenë gjithmonë në majat e futbollit italian që është shumë e vështirë“, shprehet Rrahmani.

Kushdo që sheh ecurinë e karrierës së Amirit, kujton se ai ishte dikur produkt i Partizanit, të shkuar që ai nuk e harron ish-klubin e tij.

“Po Partizanin e ndjek kur kam kohë, pasi vitet e fundit kemi pas shumë ndeshje, kampionat, kupë, Champions League, apo më herët Europa League, ndoshta këtë vit që kemi vetëm Serie A dhe Kupë do të kem më shumë mundësi t’i shoh, sepse gjithmonë është kënaqësi t’i shoh sepse më kujton kohën që kam luajtur atje dhe uroj çdo lojtar i ri që të dalë të ndjekë rrugën time. Besoj që në të ardhmen do të ketë shumë lojtarë shqiptarë në Serinë A që do të dalin nga futbolli shqiptar”.

Rrahmani ka bërë karrierën e ëndrrave të mbi 15.000 futbollistëve që luajnë në Shqipëri, nga moshat dhe deri tek ekipet e Superiores dhe për të gjithë kapiteni i përfaqësueses së Kosovës dhe Napolit ka një këshillë.

“Këshilla është me punu fort, nuk është mjaftueshëm ajo që bën në klub, pasi varet gjithmonë nga trajneri sa punon me ekipin. Në kohën kur isha unë, përveç asaj që bënim me skuadrën, bëja edhe me trajner personal, shumicën e kohës bëja dy herë në ditë stërvitje. E vetmja mënyrë është vetëm me punë, me përqendrim dhe me dhënë më të mirën gjithmonë”.

Rrahmani ishte pjesë e lojtarëve të skartuar nga De Biazi në 2016-n, sot luan me përfaqësuesen e Kosovës, si lider i saj dhe padyshim tifoz i kuqezinjve.

“Gjithmonë është krenari me pa Shqipërinë, e njëjta gjë është edhe nëse do të kualifikohej Kosova, krenar do të ishin shqiptarët e Shqipërisë, nëse do ta arrinim. Uroj që edhe në të ardhmen me u kualifiku prap dhe me i kalu edhe grupet”.

Vitet e fundit shqiptarët në Serinë A nuk janë thjeshtë numra, por protagonistë.

“Me kalimin e kohës po bëhemi më shumë dhe kjo tregon se jo rastësisht unë, një lojtar apo dy lojtarë, kanë dalë nga Kosova dhe Shqipëria, shpresoj të dalin edhe më shumë në të ardhmen, se kjo tregon se kemi kualitet, kemi talent dhe puna që bëhet në ekipet e Shqipërisë dhe Kosovës, nuk është aq e keqe! Kjo duket edhe tek ekipet që luajnë vitet e fundit në kupat e Europës, si për shembull Ballkani i viteve të fundit, na ka bërë krenarë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet