23 Shtator 2024, 18:54
Nga DOSJA

ANGLI - Lajm shumë i keq për Manchester Cityn dhe për ambiciet e Pep Guardiolës. Rodri në fakt e mbylli sezonin, pas dëmtimit të pësuar në startin e ndeshjes ndaj Arsenalit.
Siç raportohet, testet që spanjoli iu nënshtrua në Mançester nxorën në pah këputjen e ligamentit të kryqëzuar në gjurin e tij të djathtë, megjithëse diagnoza përfundimtare do të vendoset vetëm pas disa orësh, kur lojtari do t'i nënshtrohet testeve të mëtejshme në Spanjë.
Rodri po udhëton drejt Madridit për t'iu nënshtruar një testi të ri për të konfirmuar dëmtimin e rëndë. Mesfushori fatkeq, kandidat për të fituar “Topin e Artë”, synon të vizitojë edhe disa specialistë për të marrë një vendim lidhur me operacionin.
“Fati është i verbër, por fati i keq sheh shumë mirë”,- thotë një thënie e vjetër që përshtatet shumë me atë që i ndodhi Rodrit.
Mesfushori spanjol, i cili e kishte filluar sezonin vonë pas triumfit në “Euro 2024”, është ndoshta, së bashku me Haaland, i vetmi lojtar i pazëvendësueshëm në Cityn e Guardiolës, metronomi i mesfushës që e mban skuadrën në lëvizje, një lider i heshtur brenda dhe jashtë fushës, që ndryshon dhomë.
Përtej pikëllimit njerëzor për dëmtimin e rëndë, për Pep është një telash vërtet serioz nga pikëpamja teknike. Në fakt, nuk është rastësi që me spanjolën në fushë City nuk humbi për 74 ndeshje radhazi, rekord që u ndërpre vetëm më 25 majin e kaluar, me humbjen në Kupën FA ndaj kushërinjve të tyre të United.
Tashmë Guardiola do të duhet të studiojë zgjidhje për të kompensuar mungesën e kandidatit për “Topin e Artë” të vitit 2024, ndonëse me karakteristika krejtësisht të ndryshme, është alternativa e tij natyrale. Gundogan gjithashtu mund të luajë në atë rol, por në këtë pikë nuk mund të përjashtohet një rikthim në treg në janar.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Shtator 2024, 17:56
ITALI - Pas dorëheqjes së Lina Souloukou nga posti i administratores së deleguar (CEO) të Romës, edicioni i sotëm i “Gazzett...
Sport
23 Shtator 2024, 17:52
ITALI - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në natën e mbrëmshme në Itali, pas ndeshjes që skuadra U23 e Juventusit, kishte n&...
Sport
23 Shtator 2024, 17:48
GJERMANI - Në Gjermani festohet Oktoberfest 2024 (festa e zakonshme në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit) dhe lojtarët e skuadr&e...
Sport
23 Shtator 2024, 17:45
ZVICER - Komiteti i Arbitrave pranë UEFA-s ka pranuar se dora e Mark Kukurejës në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Spanjës duhej të ish...
Sport
23 Shtator 2024, 17:09
SPANJE - Gara për kampionatin është më shumë se kurrë në La Liga, por ndërkohë ka nisur edhe gara për titull...
Sport
23 Shtator 2024, 16:51
SPANJE - Fillimisht i lidhur me Real Madridin deri në fund të këtij sezoni 2024-2025, Ferland Mendy zgjati kontratën me Shtëpinë...
Sport
23 Shtator 2024, 16:31
ANGLI - Miliarderi amerikan Dan Friedkin po ndërton galaktikën e tij të klubeve të futbollit. Producenti i filmave të suksesshëm...
Sport
23 Shtator 2024, 16:12
ARABIA SAUDITE - Trajneri italian Stefano Pioli u largua nga Milani në fund të sezonit të kaluar, ndërsa tashmë do të vijojë...
Sport
23 Shtator 2024, 16:02
SHKODER - Tani është zyrtare: Rejan Alivoda largohet nga Vllaznia për të vazhduar karrierën e tij te Itihad Kalba në Emiratet e ...
Sport
23 Shtator 2024, 15:48
SPANJE - Carlo Ancelotti ka publikuar skuadrën e Real Madridit për ndeshjen e nesërme, të martën, kundër Alavés n&eu...