Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas asaj që shkruan ‘The Guardian’, FIFA nuk ka arritur të sigurojë përjashtime tatimore për 32 klubet pjesëmarrëse, duke rrezikuar kështu fitimet e mëdha që ishin planifikuar për turneun.
SHBA - Planet e Gianni Infantinos dhe FIFA-s për organizimin e edicionit të parë të Kupës së Botës për Klube në formatin e ri dhe të zgjeruar po përballen me një pengesë të madhe: politikat e reja fiskale të administratës së Donald Trump në Shtetet e Bashkuara. Sipas asaj që shkruan ‘The Guardian’, FIFA nuk ka arritur të sigurojë përjashtime tatimore për 32 klubet pjesëmarrëse, duke rrezikuar kështu fitimet e mëdha që ishin planifikuar për turneun.
FIFA kishte shpallur në muajin mars një fond çmimesh prej 1 miliard dollarësh për këtë kompeticion, ku deri në 125.8 milionë dollarë ishin planifikuar për ekipin fitues. Megjithatë, pa një marrëveshje tatimore me autoritetet amerikane, klubet pjesëmarrëse mund të përballen me detyrimin për të paguar dhjetëra miliona dollarë në taksa, jo vetëm në SHBA, por edhe në vendet e tyre përkatëse.
Ndryshe nga Kupa e Botës 2026, ku FIFA arriti të siguronte përjashtime nga një sërë taksash federale, shtetërore dhe komunale, në rastin e Kupës së Botës për Klube, që është organizuar me një njoftim më të shkurtër në kohë, nuk ka ndodhur e njëjta gjë. Megjithatë, FIFA po vijon negociatat dhe mbetet optimiste për arritjen e një zgjidhjeje që garanton trajtim të barabartë për të gjitha klubet.
Për këtë arsye, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është takuar dy herë në muajin mars me presidentin amerikan Donald Trump, madje ka marrë me vete edhe trofeun e ri të Kupës së Botës për Klube në Zyrën Ovale, në përpjekje për të fituar mbështetjen e nevojshme.
FIFA ka refuzuar të komentojë zyrtarisht mbi këtë çështje, por burime të afërta me procesin kanë konfirmuar se organizata është duke mbështetur klubet konkurrente për t’u përshtatur me kërkesat fiskale të autoriteteve amerikane, duke kërkuar një zgjidhje që shmang penalizimin financiar të pjesëmarrësve në këtë turne historik.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Në prag të këtij dueli ka folur trajneri i të kuqve, Skënder Gega. Tekniku i “Demave”, ka analizuar gjendjen e sku...
SHKODER - Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Elbasanit, që do të l...
TIRANE - Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Teutës, që do të luhet n...
TIRANE - Të pesë takimet e javës së 35-të e kampionatit Abissnet Superiore do të luhen të gjitha të shtunën, n&eu...
SPANJE - Evolucioni që ka pësuar Spotify Camp Nou që nga fillimi i ndërtimit në qershor 2023 është më se i duk...
MEKSIKE - Mbrojtësi i Rayados Monterrey, Sergio Ramos, nuk e ka harruar të kaluarën e tij në Real Madrid, veçanërisht ...
SPANJE - Trajneri i FC Barcelonës, Hansi Flick, ka qenë i shqetësuar për faktin se Barça është planifikuar...
ITALI - Pak më shumë se 10 ditë kanë mbetur deri sa FC Barcelona të presë Interin në ndeshjen e parë gjysm&eum...
SHBA - Ndërsa disa organe sportive kanë vendosur tashmë politika në lidhje me përjashtimin e sportistëve transgjinorë nga gar...
ANGLI - Manchester United është në zi. Një ditë pas fitores së tyre kundër Olympique Lyonnais (5-4) në ndeshjen e dyt&...