"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Portieri serb provokon tifozët dhe lojtarët e Partizanit, shiheni gjestin e tij! - VIDEO
Ai iu drejtua me provokime tifozëve të Partizanit që kishin udhëtuar në Maltë, duke shkaktuar situatë kaotike. Skandali i tij nuk mbaroi vetëm me kaq.
19 Korrik 2024, 01:16Nga DOSJA
MALTE - Është mbyllur me tension dueli i Ligës së Konferencës mes maltezëve të Marsoshlok dhe Partizanit. Portieri serb i vendasve, Drobnjak, ka provokuar tifozët e Partizanit pas ndeshjes.
Ai iu drejtua me provokime tifozëve të Partizanit që kishin udhëtuar në Maltë, duke shkaktuar situatë kaotike. Skandali i tij nuk mbaroi vetëm me kaq.
Mbrojtësi i Partizanit, Bytyçi rrezikoi konfrontim me portierin Dropnjak. Ishte pikërisht Bytyçi, ai që kuptoi në gjuhën serbe sharjet e portierit karshi tifozëve dhe lojtarëve të Partizanit. Duket se ky eliminim ka bërë që serbi ta humbasë toruan, teksa rrezikon dënim shembullor nga komisioni i disiplinës të UEFA-s.