Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Raundi i tetë i Premierligës: Arsenali rrëzohet çuditërisht, i mundur 2-0 në Bournemouth. ‘Topçinjtë’ mbetën me dhjetë lojtarë nga 30' për shkak të përjashtimit të Saliba, fatet e ndeshjes i vendosën Christie dhe Kluivert.
ANGLI - Humbje surprizë për Arsenalin, i cili humbet 2-0 në Bournemouth. Ritmi shumë i ngadaltë në fillim, me skuadrën e Artetës, që po përpiqej të impononte zotërimin e saj të zakonshëm në krahasim me daljet e fundit.
‘Qershitë’ u mbrojtën shumë mirë dhe në gjysmë ore shfrytëzuan rastin që ndryshoi rrënjësisht ndeshjen: një faull i lojtarit të fundit nga mbrojtësi francez Saliba, dhe arbitri do të nxirrte kartonin e kuq. Që nga ai moment ndeshja kalon tërësisht në duart e kuqezinjve, të cilët fillojnë të shtypin gazin.
Pavarësisht epërsisë së tyre, ‘Topçinjtë’ iu shmangën pësimit të një goli në çerekun e mbetur të pjesës së parë, me dy skuadrat që u rikthyen në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0.
Në fillimin e pjesës së dytë, lojtarët e Iraolës rrisin edhe më shumë presionin dhe në minutën e 70-të më në fund arrijnë të dalin nga bllokimi: Kluivert shpik për 1-0 të Ryan Christie. Ish-anësori holandez i Romës rikthehet sërish si protagonist nëntë minuta më vonë, kur shënon 2-0 nga pika e penalltisë, duke e vendosur ndeshjen në kasafortë.
Bournemouth fiton 2-0 dhe ngjitet në 11 pikë në renditje. Arsenali ka ngecur në 17, me Cityn dhe Liverpoolin që tani kanë shansin për ta kaluar.
Në raundin e tetë fituan Tottenham (4-1 ndaj West Hamit) dhe United (2-1 ndaj Brentford). Sukseset në fusha të tjera ishin: Aston Villa mposhti Fulhamin 3-1, Brighton mposhti Newcastle 1-0, Everton mundi Ipswich 2-0 dhe Leicester mundi Southampton 3-2.
B.T (D0sja.al)
SPANJE - Duke hyrë në minutën e 63-të gjatë fitores së Real Madridit ndaj Celta Vigos (2-1) këtë të shtun...
SPANJE - Kylian Mbappe u përgjigjet me gol akuzave për përdhunim që e kanë trazuar jo pak ditët e fundit. Sulmuesi francez, i p&e...
ITALI - Juventusi vuan shumë por në fund ia del të marrë maksimumin e pikëve ndaj Lazios në “Allianz Stadium”. Një...
ARABI SAUDITE - Aftësitë e tij teknike, driblimet e kundërsharëve dhe asistet për gola i kishte treguar si në Rusi ashtu edhe n&eu...
GJERMANI - Bayerni i Mynihut nuk bën blof përballë Stutgartit në “Allianz Arena” duke triumfuar 4-0 dhe marrë kreun e Bunde...
ARABI SAUDITE - U bë një vit që kur Neymar u dëmtua rëndë në një ndeshje të Brazilit dhe nuk mund të jepte kon...
SARANDE - Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në futbollin shqiptar. Dhuna mesa duket nuk është zhdukur ende, teksa së fundmi nj...
ANGLI - Manchester Unitet fiton 2-1 me përmbysje përballë Brendtfordit në “Old Trafford” dhe largon, të paktën pë...
ITALI - Fitore karakteri e Milanit përballë Udineses në “San Siro”. Kuqezinjtë morën tri pikë (1-0) shumë të...
SPANJE - Myrto Uzuni i papërmbajtshëm në ndeshjen që Granada po luan në shtëpi ndaj Tenerifes në kuadër të javë...