Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ky premtim përfshin drejtpërdrejt sulmuesin e Kombëtares kuqezi, Armando Brojën, i cili pritet të jetë në majën e sulmit të Burnleyt në këtë përballje jetike për fatet e kampionatit.

ANGLI - Ndonëse Burnley ka zbritur matematikisht në Championship, skuadra e sulmuesit kuqezi do të jetë më e motivuar se kurrë të hënën në mbrëmje në “Emirates Stadium” përballë Arsenalit kryesues.
Për këtë motivim ekstra ka menduar trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola. Pas fitores bindëse 3-0 ndaj Crystal Palace, “Qytetarët” e kanë ngushtuar në vetëm dy pikë diferencën me liderët e Londrës.
Megjithatë, për të mbrojtur titullin, City nuk mjaftohet vetëm me fitoret e veta, por i duhet të shpresojë te një hap i gabuar i “Topçinjve” në dy takimet e mbetura.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes së fundit, Guardiola ka bërë një zotim që ka pushtuar mediat: “Nëse Burnley mposht Arsenalin të hënën, unë zotohem se do të blej nga një orë ‘Rolex’ dhuratë për secilin prej futbollistëve të tyre.”
Ky premtim përfshin drejtpërdrejt edhe Armando Brojën, i cili pritet të jetë në majën e sulmit të Burnley-t në këtë përballje jetike për fatet e kampionatit.
Ndonëse skuadra e tij po kalon një moment të vështirë dhe u braktis nga tifozët në takimin e fundit në “Turf Moor”, motivimi financiar dhe prestigji i një dhurate të tillë nga Guardiola mund të ndryshojë totalisht qasjen e lojtarëve në fushë.
Të besuarit e Mikel Artetës zbresin në fushë me detyrimin e vetëm fitoren, por tashmë përballë do të kenë një ekip që nuk luan thjesht për krenari, por edhe për një shpërblim luksoz.
Nëse Broja me shokë arrijnë të ndalin Arsenalin, ata jo vetëm që do të merrnin dhuratën e premtuar nga Pep, por do të vendosnin fatin e titullit në duart e Manchester City-t.
Mbetet për t’u parë nëse sulmuesi kuqezi do të arrijë të jetë vendimtar në këtë mbrëmje, duke u bërë “makthi” i Arsenalit dhe “heroi” i papritur i Guardiolës.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Chelsea po shton presionin për të nënshkruar me Xabi Alonson, kandidatin kryesor të “Bluve” për trajner sezonin e...
SPANJE - Kampionët spanjolë, Barcelona dhe Robert Lewandowskit do të ndahen:gjithçka sugjeron se ai do t’i japë lamtumirë...
ITALI - Gerry Cardinale është i zhgënjyer: humbja e Scudettos fillimisht dhe pa një vend në Ligën e Kampionëve do t&eu...
TIRANE - Në prag të nisjes së fazës “Final Four” në Abissnet Superiore, në Shtëpinë e Futbollit u zhvillua...
JAPONI - Lojtari i Real Sociedad, Take Kubo, është përfshirë në skuadrën prej 26 lojtarësh të përzgjedh...
MEKSIKE - Qyteti i Meksikos ia dorëzoi zyrtarisht stadiumin Azteca FIFA-s, i cili do të presë disa ndeshje të Kupës së Botë...
KANADA - Në një kohë kur flitet kaq shumë për rritjen e çmimeve të udhëtimit ajror, për shkak të krizë...
KOLUMBI - Aktualisht në sezonin e tij të dytë te Al Taawoun, Roger Martínez është një nga lojtarët më të s...
PORTUGALI - Largimi i José Mourinhos nënkupton një pagesë prej gati 7 milionë eurosh për Benficën. Sipas raportimeve, kjo...
Gelson Dala, portier i ekipit kombëtar të Angolës nën 17 vjeç MAROK - Mali dhe Angola debutuan këtë të enjte n&eu...