Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dhënë një intervistë për SportItalia, ku ka folur për eksperiencën e kombëtares kuqezi në Euro 2024. Atmosferën fantastike të krijuar nga tifozët shqiptarë në Gjermani dhe të ardhmen e trajnerit Sylvinho.
TIRANE - Kreu i futbollit shqiptar komentoi dhe Europianin e Kristjan Asllanit, titullar i padiskutueshëm i Shqipërisë, por edhe të ardhmen e Armando Brojës, i cili përflitet për një transferim të mundshëm te Milani.
Në fund, Duka u ndal edhe te marrëdhënien e mirë mes FSHF-së dhe Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), në veçanti me presidentin Gravina.
Çfarë ju pëlqeu më shumë nga Shqipëria në këtë Kampionat Europian?
Kombëtarja shqiptare ka bërë gjëra në këtë Euro 2024 për të cilat ne duhet të ndihemi krenar, pavarësisht se ishim në “grupin e ferrit”. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët që dhanë kontributin e tyre në kualifikuese dhe ata që ishin pjesë e finaleve të turneut. Mendoj se bëmë një paraqitje të mirë në të tria ndeshjet e grupit, më përjashtim të rezultateve.
Ndaj Italisë, Kroacisë e Spanjës krijuam raste dhe shanse për të marrë më shumë pikë. Dhe ishim në lojë për t’u kualifikuar deri në sfidën e fundit. Mund edhe ta kishim kaluar grupin me pak më shumë kujdes e zgjuarsi, por eksperienca vlen shumë në këto nivele. Për të menaxhuar situatat ku presioni është shumë i lartë.
Për të mos harruar edhe tifozerinë shqiptare, që ka qenë fantastike gjatë Euro 2024, duke mbështetur skuadrën pa kursim. Si askush tjetër në këtë Europian. Krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme, si brenda stadiumeve ashtu edhe jashtë.
Sylvinho?
Trajnerit i ka përfunduar kontrata pas Europianit, por ne i kemi propozuar rinovimin që në janar. Besoj se së shpejti do e finalizojmë. Ne dëshirojmë ta vazhdojmë bashkëpunimin. Sylvinho ka shkuar të pushojë disa ditë dhe javën tjetër do të takohemi sërish për të diskutuar këtë temë. Dhe për të vazhduar punën.
Europiani i Kristjan Asllanit, a ishte në nivelin e Modric, Rodri e Jorginho?
Për mua Asllani ishte padiskutim lojtari më i mirë i Europianit nga Kombëtarja shqiptare. E tregoi që është një nga elementët kyç të ekipit. Ai merrte përsipër regjinë e lojës si të ishte një “veteran” me shumë eksperiencë. Kristiani është një nga talentet më premtues të Shqipërisë.
Ka potencial të jashtëzakonshëm, marzhe përmirësimi të mëdha, teksa nuk i mungon teknika, vizioni dhe ambicia, për t’u bërë lojtar i madh. E tregoi në Euro 2024 që nuk ka asgjë më pak se emrat e mëdhenj të futbollit europian që ju përmendët. Është ende i ri dhe i ka të gjitha shanset për t’u bërë lideri i Kombëtares.
A do t’ia rekomandonit Brojën Milanit, që është në kërkim të një sulmuesi?
Armando Broja sigurisht është një nga talentet më të mëdha të gjithë historisë së futbollit shqiptar. Unë jam milanist (qesh). Edhe nëse Broja do të mbërrinte në Milanello do kënaqesha dy herë. Do të jetë padiskutim goditja më e fortë që mund të bëjë Milani në merkato.
Djali ka të dhëna të jashtëzakonshme, që mendoj se akoma nuk i ka shfaqur plotësisht. Ka nevojë të luajë me klubin dhe mendoj se Serie A dhe Milani paraqesin për të një mundësi e shkëlqyer për t’u ngjitur në majat e futbollit europian.
Ai do të jetë një nga sulmuesit më të mirë në Europë. Jam i bindur se është i gatshëm për ta provuar një eksperiencë në futbollin italian. Dhe nëse ndodh besoj se do të jetë një histori suksesi.
A do të vazhdojë marrëdhënia e shkëlqyer me Italinë edhe në vitet e ardhshme?
Marrëdhëniet e mira mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Italiane, e veçanërisht presidentit Gravina, janë ndërtuar mbi një bazë të fortë të respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të frytshëm. Ne kemi punuar ngushtë së bashku në shumë projekte dhe nisma që kanë sjellë përfitime të ndjeshme në aspektin sportiv. Ashtu edhe në atë social.
Jemi të bindur se këto marrëdhënie të shkëlqyera do të vazhdojnë të përmirësohen dhe të forcohen në vitet që vijnë. Futbolli është një urë e fuqishme që lidh njerëzit dhe kombet. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për të ndërtuar ura të reja dhe për të forcuar ato ekzistuese.
Shqipëria dhe Italia kanë një histori të pasur dhe të gjatë të bashkëpunimit në sport dhe kulturë. Unë jam i sigurt se ky bashkëpunim do të vazhdojë të jetë një shembull i shkëlqyer i asaj se si dy vende mund të punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Gazeta 'Bild' raporton, se në mënyrë që asnjë nga taktikat sekrete të mos rrjedhë në bot&eum...
FRANCE - Ditët e fundit, një video në të cilën Neymar zbulon kandidatët e tij për “Topin e Artë” k...
SPANJE - Nico Williams, një nga lojtarët më të shquar të Spanjës në Eurokupë, foli në programin Cadena SER' El...
ANGLI - Trashëgimtarja miliardere Emma Navarro fitoi 6-4, 6-1 ndaj Naomi Osaka (e cila është ende jashtë ‘T...
SPANJE - Një paraqitje galaktike. Sipas gazetës madrilene AS , Real Madrid po planifikon një ardhje të paharrueshme për Kylia...
SPANJE - E ardhmja e Joao Felix është aktualisht e pasigurt. Pas kompletimit të huazimit te FC Barcelona më 30 qershor, sulmuesi portugez u ...
SPANJE - I mbërritur në verën e vitit 2018 për 4.7 milionë euro nga Boston River, Ronald Araujo, i rekrutuar fillimisht për ekipin...
ANGLI - Pas blerjes së pjesshme të një të katërtës së aksioneve të Manchester United, përfunduar në janar...
ZVICER - Përpjekja e fundit e shantazhit kundër familjes së Michael Schumacher do të kishte përfshirë k&e...
SHBA - Në ndeshjen e fundit të Argjentinës në fazën e grupeve të Kupës së Amerikës, kundër Perusë, Lionel...